Spanja ia ka dalë pa shumë vështirësi të eliminojë Austrinë dhe të kualifikohet në 1/8-t e Botërorit.
‘La Roha’ fitoi me rezultatin 3-0 në Kaliforni teksa fillimisht realizoi Oyrazabal. Sulmuesi i Spanjës shfrytëzoi në maksimum asistin e Kukurejës, ndërsa në vijim protagonistin do ta bënte Pedro Porro. Futbollisti i Tottenham dyfishoi para se Kukurrela të asistonte sërish për Oyrazabal, i cili më pas vulosi shifrat përfundimtare të takimit.
Në 1/8-t e Botërorit Spanja do të luajë me fituesin e çiftit Portugali-Kroaci. Sfidë që do të luhetë në orën 01:00 të mëngjesit.
Spanjë 3-0 Austri
Zhvillimet më të rëndësishme
89'- Sërish asist i Cucurrela-s dhe sërish gol i Oyrazabal. kapitullon Austria.
66'- Pedro Porro dyfishon avantazhin. Shënohet gpoli i qetësisë për Sapanjen.
45+5'- Mbyllet pjesa e parë.
36'- Oyrazabal thyen baraspeshen. Kalon në avantazh Spanjën.
1’- Ka nisur në ‘SoFi Stadium’ të Kalifornisë ndeshja e 1/16-ve mes Spanjës dhe Austrisë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente



