Në Toronto vendasit arritën ta shmangin me vështirësi humbjen, pasi miqtë nga ballkani e nisën me surprizë. Në një kohë kur sulmonte vetëm Kanadaja, Bosnja kaloi në avantazh me golin e Lukic në minutën e 21.
Në vijim vendasit rritën shumë presionin, por e patën të vështirë të gjenin rrjetën. Kjo deri në minutën e 78 kur Larin, vetëm 2 minutas pasi hyri si zëvendësues, barazoi dhe vulosi rezultatin 1-1. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Katarit dhe Zvicrës do të luhet të shtunën në orën 21:00.
Zhvillimet
78’ Më në fund Kanadaja arrin të barazojë në 1-1. Larin futet si zëvendësues në minutën e 76 dhe pas pak sekondash gjen golin.
45+6’ Përfundon pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Bosnjen. Shumë përpjekje nga Kanadaja për të barazuar, por pa rezultat.
21’ Bosnja bën befasinë në Toronto. Ballkanasit kalojnë në avantazh edhe pse Kanadaja ishte më këmbëngulëse dhe më me shumë raste. Autori i golit Jokic
1’-Ka nisur në Toronto ndeshja mes Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës. 1 orë e 30 minuta para se skuadrat të zbrisnin në fushë u mbajt edhe ceremonia hapëse.
Si vijnë skuadrat
Për herë të parë në histori Kanadaja do të luajë sonte një ndeshje të Botërorit në shtëpinë e saj, teksa pret në orën 21:00 në Toronto Bosnje-Hercegovinën.
Kjo është ndeshja e parë e grupit B, teksa trajneri i Kanadasë Jesse Marsch ka në dispozicion emra si Jonathan David i Juventusit, Larin i Southampton, Kone i Sassuolo-s, por edhe Buchanan i Villareal. Megjithatë ballkanasit në prezencën e tyre të dytë në histori në Botëror do të mbështeten te eksperienca e kapitenit 40-vjeçar Edin Dzeko, ndërsa nuk mungojnë as talente si mbrojtësi i Sassuolo-s Muharremovic i cili kërkohet nga Interi, por edhe sulmuesi Kerim Alajbegovic i Salzburg që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Komente






