Botërori i atletikës/ Franko Burraj mbyll garimin në Budapest, nuk kualifikohet në gjysmëfinale

Botërori i atletikës/ Franko Burraj mbyll garimin në Budapest, nuk kualifikohet në gjysmëfinale

Atleti Franko Burraj

Jo mirë ka shkuar gara e atletit Franko Burraj, i cili mori pjesë në Botërorin e Atletikës që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Burraj u rendit i teti në baderinë e tij dhe nuk pati mundësinë të kualifikohej në gjysmëfinale. Në garën e shpejtësisë së 200 metrave atleti nga Shkodra rregjistroi kohën 21 sekonda e 52 të qintat, duke u renditur i 52 në listën përfundimtare dhe duke lënë pas vetes vetëm 5 garues.

Përveç Burrajt në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest merr pjesë edhe Luiza Gega, e cila do të garojë sonte në orën 20:23 në disiplinën e 3000 metarve me pengesa. Pavarësisht se ka vuajtur një dëmtim ajo ka vendosur të zbresë në pistë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

 Aktivitete kulturore/ ‘Një rrugëtim te arti hyjnor’, në Galerinë e Arteve në Tiranë! ‘C’era Una Volta, çelet sot në Korçë ekspozita me piktura abstrakte

Aktivitete kulturore/ ‘Një rrugëtim te arti hyjnor’, në Galerinë e Arteve në Tiranë! ‘C’era Una Volta, çelet sot në Korçë ekspozita me piktura abstrakte