Botimi i ri/ Aleksandër Meksi, libër për arkitekturën e historinë e xhamive të Shqipërisë

Botimi i ri/ Aleksandër Meksi, libër për arkitekturën e historinë e xhamive të Shqipërisë

Libri i Aleksandër Meksit

“Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX” është libri që vjen për lexuesit dhe studiuesit në një pikëpamje studimore dhe historike nga prof. dr. Aleksandër Meksi. Nëpërmjet këtij libri, autori thellon punën e tij kërkimore shkencore, duke na paraqitur një botim të ri më të plotë, për masën e interesuar të lexuesve, studiuesve, besimtarëve, si dhe atyre që janë të interesuar për xhamitë, evoluimin dhe zhvillimin arkitektural të tyre.

Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjithë trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qartë të një periudhe të historisë së popullit shqiptarë dhe të ndërtimeve në veçanti. Xhamitë, sahatkullat, medresetë e ndërtuara në Shqipëri e në mbarë viset shqiptare janë produkt i mendjes krijuese të arkitektëve dhe të mjeshtërve shqiptarë, duke ruajtur edhe karakteristikat e objekteve të vendeve të origjinës.

Shumë prej tyre ruajnë vlera të veçanta arkitekturale shqiptare dhe mbeten si monumente të zhvillimit historik të objekteve të kultit në viset shqiptare, të cilat kanë tërhequr e tërheqin vëmendjen e vendasve dhe të huajve, vizitorë e turistë të profileve të ndryshme nga të katër anët e botës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar