SHKODËR- Kori i protestave te Tiranës u zhvendos në Rrjoll, edhe kësaj here ashtu si për Zvërnecin, për kundërshtimin e një resorti luksoz, atë të botuesit Bashkim Ulaj, me të cilin janë në betejë prej disa muajsh për pronat ku do zhvillohet projekti.
“Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.
Banorët e Rrjollit, aktivistë por dhe mbështetës të tjerë, të cilët prej ditësh kanë qenë në sheshet e kryeqytetit, fillimisht ndërhynë për të shembur rrethimin e vendosur mbi muret e betonit dhe hynë brenda kantierit.
Policia e Shtetit ndryshe prej herëve te tjera dukej qartazi e orientuar për mbajtjen nën kontroll të situatës. Asnjë person nuk u shoqërua. Në kantier nuk kishte roje private të sigurisë, ndërsa në krye të efektiveve të angazhuar në terren ishte vetë kreu i policisë së qarkut, Gentjan Berberi, i cili bisedoi disa herë më banorët.
Pasi hynë brenda kantierit protestuesit dukë përdorur mjete rrethanore, hoqën gardhin me tela me gjemba në rrethimin në fundin e kantierit pranë bregdetit, dhe rrëzuan disa nga shtyllat.
Pas kësaj, shembja e portës së madhe në kantier ishte objektivi i radhës i protestuesve, të cilën e shembën. Një prej organizatoreve te protestave edhe në Tiranë, banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj u shpreh e vendosur për të kundërshtuar investimet abuzive siç tha ajo mbi pronat e te parëve te tyre.
Banorëve te Rrjollit ju bashkua edhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe deputeti i partisë së tij Redi Muçi.
Resorti ‘Blu Borgo’ në Rrjoll të Velipojës që po bëhet nga kompania Gener-2 e Bashkim Ulaj është planifikuar të shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.
Investimi është kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, pasi pretendojnë se tokat e tyre janë grabitur me dokumente false nga një ish-zyrtar i cili më pas ia ka shitur kompanisë ndërtuese. Punimet kanë nisur që në shkurt, por ditët e fundit kantieri i ndërtimit u “fortifikua” me mure të larta.
Banorët kanë bërë padi në SPAK e cila e delegoi çështjen në prokurorinë e Shkodrës, por deri më tani s’ka asnjë zhvillim, ndaj punimet kanë vijuar normalisht.
Lajm në përditësim...

Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Alrind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protestës kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll. Qori tha për Report Tv se rrethimi i kantierit me tela me me gjemba është i paligjshëm, pasi ndër të tjera pengon edhe kalimin e qytetarëve në det.
“Si mund të rrethosh me tela me gjemba, kalimin e qytetarëve në det. Kjo është e paligjshme dhe është mbështetur mbi vjedhjen e pronave të qindra qytetarëve. Pronarët me letra janë 1 e 2, ndërsa të shpronësuarit nga oligarkët janë me qindra. Padrejtësi ndaj pronarëve legjitim, ndaj publikut të gjerë. Këtu janë zona të mbrojtura, si mund të ndërtohet në këtë mënyrë. Përparësinë e kanë ata, ne jemi solidarë me ta”, tha Qori.
Banorët e Rrjollit kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba, me të cilin botuesi dhe ndërtuesi i resortit Bashkim Ulaj kishte rrethuar kantierin e ndërtimit në brezin ranor, fare pranë bregut të detit.
Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj. Protestuesi ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë momentit të përplasjes ndërsa hiqej rrethimi i kantierit të ndërtimit. Protestuesi është marrë nga ambulanca për t’i dhënë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik sa i takon gjendjes shëndetësore.
Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resorit luksoz të botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj. Një banor tha për Report Tv se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer. Ai thotë se do ta heqin rrethimin.
“Kërkojmë të drejtën tonë. Na kanë rënë në qafe. Është e disata herë që protestojmë. As nuk na shkon ndërmend me u përplas. Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.
Komente






Prishja e pronës private denohet me ligj! Rrethimi i prishur sot përgjegjësve duhet tju faturohet.
PërgjigjuPamjet e prishjes së gardhit nuk tregojnë qytetari po anarshi. Bëj një shkresë në polici apo gjykatë dhe çështja zgjidhet me ligj. Jo me vetgjyqësi. Është apo Jo i ligjshëm ai gardh nuk e vendos Arlind Qorri. Sepse demokracia kérkon ligj e qytetrim Jo turma.
PërgjigjuMERRNI ARMET...DHE QELLONI..SHTETI DHE POLICIA JANE BERE BASHKE KUNDER JUSH PER TJU MARRE TOKEN E JUAJ......
PërgjigjuAto jann grup hajdutash qe nuk kan lidhje fare me Rrjollin,po me force mashtime intriga duan te grabisin prona qe nuk u takon atyre.Ata kan zbritur nga Malcia e madhe gjate viteve 1891-1900 ne nje vend te caktuar e te miratuar nga qeveria turke. Nuk kan asnje lloj dokument pronesie,apo vendime ligjore qe vertetojne se ato jane pronar ne Rezortin qe po ndertohet.Prona nuk fitohet duke grabitur me dhune sepse duhen dukumenta kadastrale shteterore qe vertetojne pronesin qe protestuesit e Rrjollit nuk i kan.Qarte e bindeshem kte e tregoj edhe emisioni OPINION i Fevziut ku avokatet e zadhanesit e protestuesve paraqisnin lloje te ndryshme thash e themesh qe ishin ne kundershtim me pronarin qe kishte dokumenta pronesie pafund.Duhet nderhyrje e fuqishme e policis kunder ktyre protestuesve agresiv.
PërgjigjuNuk kuptoj diçka! Pse ore njerëz jeni kaq kontroversë?! Ju doni të jetoni në kapitalizëm por me ligjet dhe rregullat e komunizmit. Nuk doni pronën private(kur e ka tjetri), doni shërbime falas e të tjera si këto..?!
PërgjigjuKëto maskarej bq që po shkatrrojnë pronën private në ndërtim! Pse këto maskarej bq nuk shkojnë të pishin vrishinilat luksoze të politikanëve apo krimimelëve që kanë ndërtuar aty ku kanë dashtur vetë por nuk kanë bythë tja prishin? Po flamuri UÇK ça carin do aty?
PërgjigjuPse protestuesit ne tiran nuk permendin rrjollin apo ?.
PërgjigjuSepse ne tirane protestohet per me shum se zverneci dhe rrjolli.protestohet per endrren e vrare te shqiptareve dhe shpresen e tyre.rrjolli dhe zverneci Jan nje pik ne uje perpara asaj per te cilen protestohet
Te paskesh zene truri leshterik, cdo nate protestuesit e Rrjollit i ke aty!