Televizionet private, nisma kundër Fake News: Fond të posaçëm për të rritur cilësinë e informacionit

Botuesit e mediave më të rëndësishme në vend janë bërë bashkë duke risjellë një nismë ligjore e cila nuk gjeti dritë jeshile në vitin 2012, kur u propozua nga mazhoranca demokrate e asaj kohe, dhe duke shpresuar që tani mund të kalojë me një votë konsensuale.

Nisma synon të mbrojë teleshikuesit nga lajmet false, të njohura si Fake News, të fuqizojë besueshmërinë e medias tek publiku, të krijojë një sistem e matje të audiencës profesionale e po ashtu të pajisë qytetarët me dekodera falas kur ata nuk kanë mundësi ekonomike. Ligji parashikon një fond që do shërbejë për të mbështetur televizionet private duke rritur kështu edhe pavarësinë ekonomike ndaj presioneve nga politika.

Botuesit, pasi kanë bërë disa ndryshime përmirësuese në draft në krahasim me atë të 6 vite përpara, u takuan së bashku me drejtuesin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (Ama) duke prezantuar ide, dhe thanë se kanë argumente të forta për ta ripropozuar një nismë ligjore shumë të nevojshme e cila zbatohet në shumicën e vendeve europiane

“Kjo nuk është një ide e re, është një propozim i parlamentit në vitin 2012, kur në mazhorancë ishte Partia Demokratike, por nuk u miratua pasi nuk u gjet konsensusi me opozitën socialiste. Uroj që konsensusi të gjendet tani që rolet janë të kundërta. Pra, është një ringjallje e asaj ideje. Risi e këtij pr.ligji është edhe matja zyrtare e audiencë, një domosdoshmëri që vjen nga vetë formula e ndarjes së mbështetjes”.

Aleksadër Frangaj, pronar i Klan Tv 

“Për herë të parë kemi një nismë që lufton Fake News. Edhe në Itali përdoren fonde për të dekodera për shtresat në nevojë. Informacioni i varfër nuk është i pavarur. Nëse rriten financimet, rritet dhe pavarësia e cilësia. Mbështesim gazetarinë investigative, e cila është e shtrenjtë”.

Carlo Bollino, pronar i Report Tv

“E shohim si një mundësi për të rritur cilësinë e transmetimit, të raportimit dhe të besueshmërisë tek TV informative. Ne vërtetë jemi media private, por kryejmë funksione publike”.

Ilva Tare, Drejtoresha Ora News

“Ky ligj është i vonuar. Ne nuk po shpikim ndonjë gjë të re këtu. Meqë po shkojmë në BE, edhe ligjet t’i bëjmë si Bashkimi Evropian”.

Irfan Hysenbelliu, pronar i News24

“Me këtë ligj publiku bëhet bashkë-aksioner në mediat private. Ky ligj rrit pavarësinë e medias nga qeveria, pasi qeveria, kushdo qoftë ajo, sipas ligjit, nuk do ketë mundësinë që të ndikojë në mënyrën e shpërndarjes së fondit. Ne nuk po e shesim pavarësinë për këtë akt normativ”. 

Ben Blushi, Drejtor i Top Channel 

Tërësisht dakord me këtë nismë ligjore u shpreh dhe drejtuesi i Autoritetit të Mediave Audio-Vizive.

“Ky draft përmirëson situatën dhe tejkalon këtë fazë transitore. pasja e një garancie nga TV-të informative dhe gjeneraliste për tregun e reklamave, do të bëjë që zbatimi i ligjit të hyjë në një hallkë tjetër”.

Gentian Salaj Kreu i AMA-s

Ligji parashikon veç të tjerash dhe detyrimin e mediave për të pasur borde etike, për të garantuar cilësinë e informacionit që mediat përcjellin dhe për të pasur një raport më të drejtë me të vërtetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin