Botuesja Arlinda Dudaj kundër organizatorëve: Panairi s’mund të jetë thjesht treg libri, shkrimtarët duhen afruar me lexuesin

Ka ngjallur diskutim dhe reagim në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report TV, deklarata e dy ditëve më parë e kreut të shoqatës së botuesve Petrit Ymeri i cili foli për mungesën e mbështetjes institucionale në organizimin e edicionit të 21-të të librit në kryeqytet që hapi dyert një ditë më parë. Botuesja Arlinda Dudaj u shpreh kritike ndaj organizatorëve të cilët, sipas saj e kanë shndërruar panairin në një lloj tregu të librit, por kjo nuk mjafton për të afruar lexuesin. 

Mbështetja e institucioneve sigurisht që duhet, por për çfarë duhet? Ne kemi 21 vjet dhe unë di që ka raste kur është mbështetur panairi, por unë njësoj e kam paguar çmimin, kam paguar 70 euro për metër katror. Mua nuk më bën asnjë diferencë këtu. Dhe Petrit Ymeri apo organizatorët e tjere nuk është se kanë bërë ndonjë gjë speciale për ta promovuar sepse mbështetja duhet dhënë për të promovuar libra, për të ftuar shkrimtarë. Ne s’kemi shkrimtarë të ftuar, janë vetëm shkrimtarët shqiptarë, por janë shtëpitë e tyre botuese që i marrin përsipër. Një panair libri funksionon jo thjesht si tregje, se dakord njerëzit blejnë, i shohin gjithë librat nëpër vitrina së bashku, por panairi duhet të jetë për të promovuar.

Arlinda Dudaj, botuese

I të njëjtit mendim, sa i përket afrimit të lexuesit me shkrimtarët, ishte edhe kritiku Agim Baçi, i cili u shpreh se panairi i librit duhet të shndërrohet në një vend diskutimi e debati pikërisht për gjithë sfidat që kanë lexuesit dhe botuesit. 

Këtu flitet për mundësinë për ta kthyer panairin në një vend debati. Ka një lloj risie këto 2-3 vitet e fundit sikur ka ndryshuar pak por gjithësesi unë kam këmbëngulur që panairi të mos jetë një librari me shumicë por një debat me shumicë. Pra ti kushtojmë më shumë vëmendje debatit, botimit apo promovimit. Kur them debat, përshembull, nëse problemi më i madh është çështja e mos leximit, atëherë duhet të ishin bërë disa sesione se si mund të inkurajojmë leximin. Unë besoj që edhe shkrimtarët e sotëm duhet të jenë pjesë e këtij lloj debati, pra marrëdhënia e tyre me lexuesin, ku hasin vështirësi botuesit, si mund ti kërkojmë llogari Ministrisë së Kulturës, cili mund të jetë roli më i madh i shoqatës së botuesve, cili mund të jetë kombinimi i librarive dhe leximit online apo kush mund të jenë lehtësirat që taksat të mos rëndojnë librin por ta lehtësojnë atë, për shkak të një tregu që ka një specifikë krejt të veçantë nga të gjithë bizneset e tjera. Kështuqë unë besoj se ne duhet të fokusohemi pikërisht tek kjo gjë.

Agim Baçi, kritik

Sipas botueses Dudaj, nuk janë institucionet që duhen fajësuar për mos dhënien e mbëshetjes por organizatorët të cilëve u mungojnë projekte konkrete dhe interesante. 

"Këtë nuk duhet ta bëjë Ministria se Ministrisë duhet ti shkosh me projekt, por organizatorët e panairit. Unë e di se e kam një eksperiencë të ngjashme. Kur ti i shkon ministrisë me një projekt, që psh, do sjell Javier Marias, Salman Rruzhdie apo Roberto Saviano e të tjerë, pra kur shkon me një projekt, kjo po. Por jo të thuash -Unë do bëj panairin, më jep ca lekë. Nuk ka sens. Në gjithë botën funksionon kështu, dhe jam e bindur që Ministria, dhe nuk po bëj avokaten e Ministrisë së Kuilturës se shumë herë nuk bie dakord me të, por po ti shkosh Ministrisë me këtë lloj projekti, jam e bindur që do të të mbështesë", thotë Dudaj. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Lohja: 17/11/2018 09:44

    Mendim shume i drejte.Panairet e librit, si qellim duhet te kene debatin ne mes krijusve,dhe kjo do te nxise edhe shitjen e librit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja