Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital

Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital

Futbollisti Edoardo Bove

Lajme shumë të mira vijnë nga Italia për futbollistin Edoardo Bove, i cili humbi ndjenjat të dielën në fushën e lojës, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes Fiorentina-Inter. Pas 13 orësh, Bove, ka dalë nga intubimi dhe është zgjuar. Madje ai ka mundur të komunikojë me njerëzit pranë tij dhe ka falenderuar të gjithë për mesazhet.

Mediat në Itali bëjnë me dije se mjekët kanë siguruar që 22-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim qoftë në tru ashtu edhe në zemër, ndërsa do vijojë të qëndrojë në spital për një rikuperim më të plotë dhe analiza më të detajuara. Bove, sipas mjekëve, pësoi një krizë epileptike në fushën e lojës, që e dërgoi deri në arrest kardiak.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës