Ndeshja e tretë e Kupës së Italisë për fazën e 1/8 ishte me shumë emocione, aty ku Fiorentina u rikthye në fushë pas dramës së Edoardo Boves. Në ‘Franchi’ vendasit u mposhtën nga Empoli i Ardian Ismajlit që kalon në çerekfinale dhe pret fituesin e çiftit Juventus – Cagliari.
Ekong shënoi për miqtë pas katër minutave lojë, ndërsa barazoi Kean. Sottil shënoi golin e dytë për Fioren, teksa Esposito barazoi. Me 90 minutat që u mbyllën në ekuilibër 2-2, skuadrat u drejtuan te penalltitë.
Ranieri dhe Kean gabuan për Violat, teksa vetëm Ekong për miqtë, që marrin një biletë për më tej. Ndërkohë 8.1 nota për Ardian Ismajlin që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.
Sot në 21:00 luhet Lazio – Napoli, për 1/8 e Kupës së Italisë.