Filmi "Boyhood", që u xhirua për 12 vjet radhazi, ka fituar çmimet më të rëndësishme për kritikën në New York Film Critics Award. Gjithashtu çmimi për fotografinë më të mirë shkoi për regjisorin e filmit "Boyhood", Richard Linklater dhe çmimi për aktoren më të mirë në rolin mbështetës, iu dha aktores Patricia Arquette, gjithashtu në filmin "Boyhood".
Në këtë film shpaloset jeta e një djali me emrin Mason, që nga mosha 5 vjeçare deri në moshën 18.
Filmi nuk ka ndonjë fabul të kompikuar. Është një djalosh duke kaluar nëpër fazat e jetës, deri tek adoleshenca e tij. Ndoshta e kemi parë këtë fabul edhe më herët në film, mirëpo veçantia e këtij filmi është se ka filluar së xhiruari qysh në vitin 2002 dhe vit për vit e percjell zhvillimin e atij djaloshi, pothuajse për 12 vite. Boyhood është film i gjatë rreth 3 orë, i cili do t'ju mahniti.
Ndoshta filmi nuk është i ngarkuar me momente kulminante, por e kap momentin e jetës së përditshme aq bukur e aq thjeshtë.
Boyhood është film i shkëlqyer, një arritje e re kinematografike, të cilën nuk kemi mundur ta shohim me herët. Filmi nuk është veçse një eksperiment (duke u nisur nga fakti se ka filluar se realizuari 12 vite më parë), por është një film i cili tregon sesi jetët tona ndërtohen e rindërtohen dhe se si ndryshojnë kahjet e jetës vit pas viti.
Linklater në film portretizon çdo gjë me aq delikatesë e bukuri, pothuajse në përsosmëri.
Ai e trajton jetën e këtij djaloshi me aq realizëm, saqë secili mund ta gjejë veten aty.
Filmi na dhuron një mesazh të thjeshtë e të qartë sesi jeta është një moment e cila duhet jetuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Është e e pazakonte të shikosh Patricia Arquette e Ethan Hawke duke u zhvilluar në rol për 12 vite. Pjekuria dhe mënyra e aktrimit nga të dy e bën këtë film unik dhe e çon në një nivel tjetër. Këtu qëndron dhe çmenduria e Linklater.
Ellan Coltrane i cili e portretizon Mason-in në rolin kryesor, mënyra sesi zhvillohet, jo vetëm fizikisht por edhe emocionalisht në film, paraqitet aq mjeshtërisht dhe aq thellë nga Linklater, i cili meriton shumë lëvdata për këtë. Boyhood është një kryevepër që duhet shikuar patjetër.
Prezantimi i këtyre çmimeve do të bëhet më 5 janar 2015, në Nju Jork.
/Shqiptarja.com