Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo ka reaguar ndaj vendimit të kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj për ndryshimin e planit për Bulevardin e ri.
Sipas, Bozdos nuk është e vërtetë që plani parashikon më shumë gjelbërim për Tiranën pasi plani i miratuar nga Basha parashikonte 1.3 milionë metra katror gjelbërim pse herë më shumë sesa plani i rikthyer nga Veliaj.
Reagimi i Eno Bozdos:
E rëndë është të gënjesh, por edhe shumë e vështirë të heqësh dorë nga ky ves: Parku që ofroi sot Veliaj, është minimalisht pesë herë më i vogël se hapësira e gjelbër që ofron projekti origjinal i Bulevardit dhe Lumit të Tiranës!
Zëvendëskryetari i Bashkisë Veliaj premton një park në qendër të Bulevardit të Ri(?!) Sot Veliaj përsëri gënjeu, në përpjekje për t`i mbushur mendjen opinionit publik se po afron gjelbërim për Tiranën; në të vërtetë, kjo “ofertë” e maskuar thjesht redukton hapësirat e gjelbërta.
Praktikisht nuk do të ketë më Bulevard, ndërsa projekti orgjinal (që Veliaj shpalli sot të pavlefshëm) kishte 300 mijë m2 gjelbërim të planifikuar, pa llogaritur këtu rreth 1 milionë m2 gjelbërim shtesë që Tirana përfiton nga projekti i Lumit të Tiranës!
Pra, 1.3000.000 m2 gjelberim gjithsej i dhuroheshin Tiranës nga projekti origjinal, që Veliaj anulloi sot me një të rënë të lapsit, ndërsa i premton Kryeqytetit një park të ri, i cili në rastin më të mirë do të jetë sa 1/5 e gjelbërimit të projektit të parë!
Me sa duket arsyet e vërteta të bllokimit për më shumë se dy vite e projektit të Bulevardit dhe të Lumit të Tiranës janë thjesht interesa betoni!
Gjatë këtyre dy viteve, 2000 punëtorë humbën punën ndërsa Tirana humbi gjelbërimin mese të nevojshëm pas batërdisë që Rama, Kryebashkiaku i djeshëm dhe i sotëm, i bëri kryeqytetit në 11 vite!
Zëvendësi i tij Veliaj, sot, në vend të kërkonte falje për të gjithë zullumet e bëra nga shefi i tij, vendos ndryshimin e projektit në emër të gjelbërimit, ndërsa projekti i mëparshëm i falte Tiranës 1.3 milionë m2 gjelbërim, pa llogaritur aspak Parkun e madh të Paskuqanit, aty ku terminonte Bulevardi i Tiranës (që tashmë do të ndërpritet nga parku i Veliajt).
Përfundimisht, gënjeshtra dhe punët e mira për Tiranën ecin në drejtimin e kundërt! Kush kujton se mund t’ia hedhë paq duke gënjyer, thjesht gënjen veten, por jo Tiranën dhe qytetarët e saj!
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com