Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar sërish për çështjen e emërimëve të mësuesve në Lushnjë.
Braçe thekson se emrat që paraqiten si të propozuar për emërim në detyrë janë në punë për shkak të përvojes 35-vjeçare në arsim.
Deputeti i qarkut të Fierit shprehet se, dokumenti është një “copë letër e përpiluar nga Partia Demokratike e Lushnjës”.
Braçe më tej shprehet se nëse ka një urdhër të tij verbal apo shkresor, ku ai kërkon shkarkim apo emërim mësuesish, thotë se dorëzon mandatin e deputetit.
Deputeti i PS-së gjithashtu ka reaguar edhe ndaj mediave që kanë evidentuar fjalorin e përdorur prej tij " Per median me abuzive ne vend, Panoramen e Irfanit dhe median me serioze ne vend, Shqiptaren e Karlos:
Zoterinj,
shihni ne kete profil, shpifja eshte postuar ne murin tim dhe eshte ende aty, nuk e kam hequr se nuk i fshihem e as qe i trembem kujt.
“Nuk kam debatuar me "ndjekësit e mi", por me dikë, vetëm një nga ata që postojnë edhe në murin tim. Nuk di çfarë quani ju "fyerje" por unë të tillë quaj edhe shpifjen ndaj meje edhe shpërndarjen e saj prej murit tim. Unë nuk jam nga rraca e atyre që kur i fyejne kthejnë faqen, i përgjigjem siç e meritojnë, pra siç fyejnë edhe duhet të presin”, shkruan Braçe ne Facebook.
Nuk e dime se çfare ka shkruar Panorama e Irfanit, por ne te Shqiptarja.com kemi pasqyruar thjeshtë nje debat publik të nje deputeti te shumices, siç eshte Erjon Braçe, ne rrjetet sociale, siç perzgjedhim te pasqyrojme çdo dite pa ofenduar askend.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com