Deputeti socialist, Erion Braçe ka akuzuar kryedemokratin, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha se duan të destabilizojnë vendin, përmes organizimit të portestave. Ai ka shtuar se ata nuk kanë hallin e ndonjë shqiptari, por kanë hallin që të dështojnë Reformën në Drejtësi.
Sipas Braçes, shqiptarët duhet të shohin pasurinë që kanë Basha e Berisha, si dhe krimet, pas të cilave kërkojnë të ringrihen.
Ja mesazhi i plotë i Erion Braçes
“Kanë gjetur 8 dhjetorin si ditën e marshimit të tyre, për t’u ringritur për krimet e radhës, shtuar pasurinë e pamatë dhe të paligjshme që kanë.
Kush mendon se këta kanë hallin e ndonjë shqiptari, gabon. Shihini pasurinë dhe e kuptoni. Shihini krimet dhe e kuptoni! Ju kam thënë: Këta duan të destabilizojnë vendin për të dështuar reformën në drejtësi”
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com