Akuzat e kreut të PD-së së Lushnjës për emërime nepotike në arsim, më ndërhyrjen e deputetëve të mazhorancës, kanë përfshirë deputetin Erion Braçe në debate të gjata me komentues në rrjetet sociale. Teksa një aktivist i nismës “Për Universitetit” postoi një lajm në Facebook me këto akuza, Braçe është përfshirë në debate të njëpasnjëshme.

Sipas një liste të publikuar nga Partia Demokratike, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka “emëruar” 17 mësues në Lushnjë.
 
Pas publikimit të listës në media, në faqen e deputetit socialist në Facebook ka shpërthyer një debat.
 
brace
Debati në faqjen e Erion Braçes në Facebook

Një qytetar i shkruan deputetit të PS-së për Qarkun e Fierit duke i kujtuar pas publikimit të lajmit atë që Braçe kishte shkruar pak orë më parë.
 
“Çfarë lajmi! Dhe ta mendosh se Erion Braçe sot në mengjes u zgjua duke na kërkuar llogari se përse nuk protestojmë kundër korrupsionit në universitetet publike...”, shkruan A.P..
 
Reagimi i Braçes është agresiv por nga ana tjetër duke mohuar pretendimet, Brace thotë se do ta kishte bërë një gjë të tillë nëse do t’i jepej mundësia.
 
Braçe në këtë debat me qytetarët në faqen e tij shfaqet i papërmbajtur duke përdorur fjalë si “budalla”, “palaço”, “shpifës ordiner”, etj.
 
“Shko or budalla lexo ndonjë gjë në portalet e Sali Berishës. S’e kam bërë se nuk kam mundësi se po të kisha do e kisha bërë nga i pari deri tek i fundit socialist që është i aftë e në përputhje me ligjin. Tani mu zhduk prej këtej e mos më hap më barkun me shpifjet e Sali Berishës, Hajde!”, përgjigjet Braçe.
 
Një tjetër qytetar bëhet pjesë e debatit, duke i kërkua llogari Braçes se si do ta bënte kur kjo është në kundërshtim me ligjin.
 
Braçe i përgjigjet E.A. se do ta bente nëse nuk shkel ligjin. Deputeti socialist më pas i ndan mësuesit në “socialistë” dhe “demokratë” duke thënë se më i mirë i demorkatëve ishte “mësuesi i Kryekuqit që bënte marrëdhënie seksuale me një femijë”.
 
Deputeti socialist më tej, thotë se administrat ka dy vite që nuk ndryshon dhe se është po ajo që la Berisha kur ishte në qeveri. Ndërsa për emrat e përmendur si mësues të emëruar nga ai, Braçe thotë se njeh vetëm 2-3 prej tyre që janë prej 25 vitesh mësues.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)