Braçe i përgjigjet LSI-së
"Lobim ulëritës për birrën" 

Braçe i përgjigjet LSI-së<br />
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe u është përgjigjur deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Silva Caka mbi vërejtjet e tyre për akcizën e birrës.

“Nisi lobimi ulëritës i birrës edhe këtë vit! Kam 15 vite rresht që sa herë diskutohet paketa fiskale, veç këtë ulërimë dëgjoj, shoqëruar me kërcënime banale! Gjatë gjithë vitit dëgjoj vetëm që: prodhojnë shumë, shesin shumë, madje madje njëri ndër këta, numëron dhe gotat e birrës rekord që shet veç në një festë! Po fiskalisht, po po, po fiskalisht a paguajnë kaq shumë?! Joooooo! E dini përse? Sepse fiskalisht nuk deklarojnë kurrë sasinë e prodhimit kaq shumë sa deklarojnë publikisht, pra mbi 200.000 HL çdo vit. Që ta bej më të thjeshtë: Publikisht deklarojnë që prodhojnë e shesin mbi 200.000 HL, Fiskalisht deklarojnë që janë të vegjël, nën 200.000 HL çdo vit. Për vete marrin-janë të mëdhenj, për shtetin nuk japin-janë të vegjël. Boll me këtë histori!! Bëj biznes ndershëm e paguaj atë që të takon si gjithë të tjerët!!”-përfundon Braçe.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur dje rezervat e para të saj ndaj paketës fiskale të vitit të ardhshëm, prezantuar dy ditë më para nga qeveria. Rezerva më e madhe e tyre ishte akciza e birrës, e cila në variantin e parashikuar nga qeveria, favorizon prodhimin e huaj dhe jo kompanitë vendase të prodhimit të saj.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka është radhitur mes zërave kundër paketës së re fiskale për vitin 2016.

“Absurditet apo lapsus. Qeveria i ngre akcizën birrës vendase ndërsa birrës së importit ja ul. Efekti në buxhet duket qartë që do të jetë zero, do të kemi vetëm falimentim të fabrikave vendase dhe mbyllje të tyre dhe qindra shqiptarë që punojnë në to, do mbeten pa punë. Nuk kuptoj se si ministrat e LSI nuk i ngrenë në qeveri këto probleme kaq të qarta”, - shkruan në profilin e saj në Facebook Silva Caka.

Deputeti Përparim Spahiu ka më shumë se një rezervë për paketën fiskale. "Paketa, pa ndryshime në tatimin mbi të ardhurat personale!! Shpresoj të ketë reflektim gjatë diskutimit në komisionin e Ekonomisë. E paqartë rritja e akcizës së prodhimit vendas dhe ulja e atyre të importit! Luftë abuzimit, me të ardhura më të pakta në buxhet, pa sens. Nuk shoh "ngacmim" fiskal për të rritur investimet e reja, sidomos ato prodhuese, tatim fitimi i pa ndryshuar", -tha Spahiu.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU