Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar protestën e organizuar nga Partia Mundësia përballë Kuvendit. Braçe ka numëruar të pranishmit, të cilët i rezultojnë vetëm 91 persona prezentë dhe jo qytetarë, por anëtarë të partisë Mundësia.
“Protesta e frikshme e Gones, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë. Tani t’i numërojmë pak… 91, kaq janë. Pashë këtë deputetin e Gones. Ja edhe flamuri. Pra, nuk janë qytetarë të grumbulluar nga rrjetet sociale, por është partia e Gones. Ky që ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë”, shkruan Braçe.
Lajmi kryesor:
SPAK do arrestimin, 10 mijë faqe prova kundër Ballukut! Shtyhet pa datë mbledhja në Këshillin e Mandateve, PD: Peleshi po i lë kohë që të prishë provat










