Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar protestën e organizuar nga Partia Mundësia përballë Kuvendit. Braçe ka numëruar të pranishmit, të cilët i rezultojnë vetëm 91 persona prezentë dhe jo qytetarë, por anëtarë të partisë Mundësia.
“Protesta e frikshme e Gones, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë. Tani t’i numërojmë pak… 91, kaq janë. Pashë këtë deputetin e Gones. Ja edhe flamuri. Pra, nuk janë qytetarë të grumbulluar nga rrjetet sociale, por është partia e Gones. Ky që ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
SPAK do arrestimin, 10 mijë faqe prova kundër Ballukut! Vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve, anëtarët e avokati do marrin USB-në me vete! PS të mblidhemi më 19 janar, PD do të hënën










