Braçe kundër Dukës:Po vret ëndrrat
e çdo fëmije që do të luajë futboll

Braçe kundër Dukës:Po vret ëndrrat<br />e çdo fëmije që do të luajë futboll
Duket se beteja e deklaratavave shpesh herë denoncuese, mes deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka nuk do të ketë fund.

Braçe ka qënë i ftuar mbrëmë në emisionin “Procesi Sportiv” ku nuk munguan thumbimet drejt kreut të FSHF-së sa i përket manipulimit të garës në kampionatin shqiptar të futbollit.

Sipas tij arbitrimi i dobët i këtyre dy fazave të kampionatit është tregues i qartë se garës së padrejtë që po zhvillohet në dëm të disa ekipeve. Nga ana tjetër, Armando Duka i ftuar mbrëmë në emisionin televiziv “Fair-Play” në “News 24”, tha për socialistin: “Braçe është një tifoz i bezdisur, i padisiplinuar dhe i paedukuar, që shan nga minuta e parë deri në të fundit.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i parlamentarit shqiptar, që përmes një statusi në Facebook i ka rikujtuar Dukës shumë gjëra, për të cilat është akuzuar.

“Duka ka të drejtë; Unë e shaj Atë nga minuta e parë në të fundit, përfshirë edhe shtesat! Rasti i fundit, kur e bëra këtë, ishte tamam dita kur e pashë me ortakun e tij të biznesit, tregëtisë, politikës gjithashtu. Atë bjondin që është faqe më faqe në raportin e UEFA-s për fiksimin e rezultateve sportive në Champions dhe “Europa League”, në rreshtin “e rëndësishëm” të stadiumit të Elbasanit.

Vetëm me Atë, ata të dy, në një ndeshje të gjykuar keq me dashje, në një situatë të vështirë, kur një tribunë e tërë po merrej me Atë dhe Atë, me të dy bashkë dhe, kur si rrugaçë të vërtetë iu kthenin sharjet njerëzve të revoltuar me ta në atë tribunë! Po mor po, do të vijoj ta shaj nga minuta e parë në të fundit, sepse ky Aga po vret ëndrrat e çdo fëmije, që do të luaj futboll, do të rritet si futbollist, do të ndërtojë një karrierë me futbollin nga ekipi i moshës në kombëtaren e Shqipërisë, ndershmërisht, me pasion, dashuri dhe këmbët e tij, përmes konkurrencës dhe garës që e bën fitues, humbës apo e ndan si të barabartë, në mijëra ndeshje duhen kaq, por prej gjithë sa më sipër.

Kurrë prej dashjes së një njeriu të vetëm, Aga qoftë ai. Çdo të padituri si ai, më duhet t’i them se; Kudo rreth e qark nesh, nga Europa në Kinë e Amerikë, posaçërisht në Amerikën e Jugut, Afrikë gjithashtu, ata që menaxhojnë sportin, po kthejnë ëndrrat në ekonomi-tamam për të rifinancuar ëndrra edhe më të mëdha! E di çfarë?
Multikulturalizmin (ndjesë për fjalën, por s’ka një më të thjeshtë).

E di që e ke të vështirë prej padijes tënde, por s’ke ç’bën, as Tanët e tu nuk të ndihmojnë në këtë rast. Një shoqëri që pranon dhe kulturën e të ndryshmit integron dhe bashkon kontributet e gjithkujt, duke nisur nga futbolli për një vend-shtet të tërë. Shih Gjermaninë, Zvicrën, Belgjikën, Italinë, Austrinë, Francën dhe mëso. Ndjesë, e di që dhe këtë “urdhrin“ mëso ti e merr për fyerje, por nuk ke çfarë bën.

E ke gjithnjë prej asaj që je, jo prej meje! Së fundi, ty të vjen turp! Ha, ha, ha, ha, ha, ha, ha, ha! Shiko Aga; Njeriu që në ditën më të mirë të tij, atë ditën kur kthehet me një fitore të madhe, kualifikimin për në Europian, refuzohet masivisht nga mbështetësit e ekipit “të tij”, mu në zemër të Tiranës dhe, ia kthen me një sharje familjare në mikrofonin që e retushojnë Tanët e tij, nuk besoj se ndjen turp, po fare, fare! Ndaj gënjen edhe këtu! Ose nuk di kuptimin e fjalëve që përdor. Në gjuhën tënde janë ngjarje që parashikohen lehtësisht me njësh (1) dhe kanë koefiçent të ulët!”


Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene