Braçe sugjeron vizitimin e Karavastasë: Çohu nëse je në kafe! Mbush shpirtin në manastirin e Ardenicës

Braçe sugjeron vizitimin e Karavastasë: Çohu nëse je në kafe! Mbush shpirtin në manastirin e Ardenicës

Manastiri i Ardencës në Kolonjë

Zv. kryeministri Erion Braçe ka ftuar sot qytetarët që të vizitojnë Divjakën, konkretisht Lagunën e Karavastës. Braçe i udhëzon qytetarët për rrugën që të çoj në Manastirin e Ardencës në Kolonjë dhe kishës së Karavastasë në Divjakë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të çohen, të dalin, nëse janë në kafe, sepse është e diel një nga ditët e mira të Zotit!

Postimi i plotë i Braçes:

Diell ka përsëri, vapa sapo ka nisur; Kështu që përfito edhe një herë e bëje të dielën tënde ndryshe! Vizito dy pasuri të jashtëzakonshme të religjionit e kulturës shqiptare,qytetërimit tonë; Sa të të ngrihen nervat ne Palasë e Jalë me sqetull-çantat apo shikime-vëngërit, më mirë mbush shpirtin, mendjen, në manastirin e Ardenicës dhe kishës së Karavastasë.
Dëgjo, mëso, shiko, pyet e merr përgjigje, ndiz një qiri për vete e të dashurit e tu! Më beso është krejt tjetër gjë!Nise në manastirin e Ardenicës në Kolonjë/Lushnje, të çon autostrada aty, ngjitu sipër në një kodër pishash dhe e dallon lehtësisht nga arkitektura; Pastaj kthehu pas, tek Pushimi i Shoferit merr majtas drejt deri ne fshatin Gur, aty merr majtas përsëri e vijon drejt për në Karavasta/DIVJAKE, rruga të çon vetë deri tek kisha e kuqe e Shën Thanasit! Qetësi, paqe, histori, art, qytetërim, BESIM I FORT NE ZOT qysh para 250-300 vitesh! Nuk janë fshatra, por gjurmët jetike të qytetërimit tonë! Pra, veç detit, lagunës, parkut, kodrave të pyllëzuara e me liqene plot, shkoni dhe në kishat tona! Nuk je vonë tani,
për një orë je në Kolonjë dhe nga aty Karavastaja e Divjaka është gjysmë ore larg! Çohu e dil, nëse je në kafe, nisu, është e diel, një nga ditët e mira të Zotit!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 28/06/2020 13:57

    Normale qe ka rekomandime se tekesh miliarda vec edhe 1 million euro prona nrm qe edhe un rekomandime do beja me patjeter... Gjths shyqyr qe u ndergjegjesua klasa politike per promovim te shqiperise anembane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit