Braçe zbulon se si do të jetë përbërja e listës së kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Lista e kandidatëve për deputet të PS, do të ketë në fokus respektimin e barazisë gjonore, do të ketë prurje të reja nga platforma ‘deputeti që duam’ si edhe deputetët më të vlerësuar nga antarës. Një fakt i tillë u konfirmua nga zv. kryeministri Erion Braçe në studion e Report Tv.

“E kushtëzuar nga angazhimi për të pasur barazi gjinore, jo vetëm brenda kandidatëve, por edhe deputetëve fitues që do përbëjnë pushtetin e ardhshëm, në qeveri e kemi këtë barazi të plotë, pjesëmarrja e grave të jetë në ekspasion si kudo në Europë. Trendi që ne kemi ndjekur me forcë në 2 mandatet e fundit për të krijuar një hapësorë më të madhe për gratë dhe vajzave, lista jonë do të jetë e kushtëzuar nga kjo zgjedhje që kemi bërë. Ne kemi zhvilluar një proces, ku kemi vlerësuar anëtarët e partisë online ku janë bërë vlerësime për secilin nga deputet dhe anëtarë të qeverisë me nota 1-5. Paralelisht është vijuar me deputeti që duam, për kandidatët për deputet dhe do të definohet që të kenë në qarqe nga këta kandidatë të rinj. Shumë shpejt do të ketë listën e saj të deputetëve, e verifikuar dhe më pas prezantuar qytetarëve që do të votojnë”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Dalja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Janë të trembur nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo se ai është urdhëruesi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet