Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari gjatë një lidhje skype për emisionin "Repolitix" tha se LSI do të kandidojë me listën e saj në të 12 qarqet e vendit. I pyetur për dy qarqet , Kukësin dhe Dibrën, ku mendohet se PD dhe LSI do të kenë kandidatë të përbashkët, Brahimllari tha se LSI do të dalë më listën e saj, por shtoi se do të ketë bashkëpunim për të rrëzuar keqqeverisjen e bërë nga Rama.
" LSI do të garojë me listat e saj,por dhe në bashkëpunim me frontin e bashkuar opozitar në disa vende. LSI ka identitetin e saj politik, gjithçka po ndodh në këto momente ka të bëjë më maksimilizimin e votës së opozitës. Kandidimi në këtë situatë ka të bëjë tërësisht me strategjinë elektorale të 25 prillit. Sa i përket kandidimit ne do dalim me listë më vete dhe javën tjetër do të dalim më një listë përfundimtare. Jua them se bashkëpunimi mes PD dhe LSI dhe të gjithë aleatëve është një bashkëpunim serioz kundër kësaj keqqeverisje dhe LSI garon me listat e saj në të 12 qarqet", tha Brahimllari.
De juro duket se LSI do të ketë listat e saj në çdo qark, ndërsa de facto bashkëpunimi me PD në Kukës dhe Dibër do të shihet përmes taktikave të tjera. Një parti që garon e vetme nuk i lejohet të vendosë kandidatë në koalicione por nga ana tjetër ka detyrimin të ketë kandidatë në çdo zonë zgjedhore. Për të respektuar kodin zgjedhor LSI do të ketë lista të saj në Dibër dhe Kukës me emra pa potencial për t'u zgjedhur ndërsa kandidatët që kanë mbështetje elektorale do të jenë në listën e koalicionit të PD për të marrë mandate.
Lajmi kryesor:
Firmosi koalicionin me Bashën, Roshi: Bashkëpunimi ynë s'është ndërprerë që nga 2005! Topollaj: Nëse Bashës i duhen mandatet e BD-së që të bëhet kryeministër, ia japim me 1 kusht
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2966
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32