TIRANE - Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho i ka kërkuar Byrosë parlamentare që të marrë masa disiplinore ndaj deputetit demorkat Flamur Noka. Braho thotë në letrën të cilën Shqiptarja.com e siguron, se kjo kërkesë vjen për shkak të sjelljes jo etike që Noka ka shfaqur në mbledhjen e fundit të Komisionit të Sigurisë, ku ishte ftuar të raportonte për Kodin Etik të policisë vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Në letër kryetari Braho, njëherësh deputet i LSI-së, shprehet se Noka ka manifestuar gjatë gjithë kohës në mënyrë të qëllimshme sjelllje jo të hijshme dhe aspak etike. "Ai ka përdorur fjalë fyese, sharje, ofendime, ka ndërhyrë mbi aparaturat elektronike të mbldhjes më dhunë, veprime të cilat krijuan një situatë të nderë dhe shkelën rëndë Rregulloren e Kuvendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com