Braimallari ‘thumbon’ sërish Metën: Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91

Braimallari ‘thumbon’ sërish Metën: Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91

Endrit Braimllari

Pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka thumbuar sërish Ilir Metën për debate brenda partisë.

Teksa i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, Braimllari thotë se problemet e brendshme të partisë shfokusojnë vëmendjen nga korrupsioni qeveritar.

Ndër të tjera Braimllari shton se koha e tradhtarëve ka mbaruar në vitin 1991.

‘Dorëheqja ime ishte një mesazh i qarte për të reflektuar mbi situatën në parti. E cila nuk u krijua nga unë.

Ne nuk mund të përsërisim të njëjtën situate si me partinë më të madhe opozitare në vend, ku problemet e brendshme shfokusojne vëmendjen nga e vërteta e korrupsionit qeveritar duke i shërbyer Edi Ramës.

Na duhet energji bashkimi kunder se keqes dhe jo energji përçarëse mes vetes. Koha e tradhtarëve të brendshëm ka marrë fund në vitin 1991.’- shkruan Braimllari.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Egla probleme me shëndetin, mund të largohet nga Big Brother Vip

Egla probleme me shëndetin, mund të largohet nga Big Brother Vip