Braktiseni Don Dukën… sa nuk është vonë

Braktiseni Don Dukën… sa nuk është vonë

Nuk ekziston në Shqipëri, njeri që të mos ankohet për gjykatat, për sistemin e drejtësisë në vendin tonë, dhe shpeshherë vendimet aspak logjike që dalin nga Togat e Zeza e krijojnë jo pak raste për vetëgjyqësi. Por këtë javë pamë sesi organet e drejtësisë i dhanë rrugën e duhur një çështjeje të ndjeshme si ajo e uzurpimit të FSHF-së, e shkeljeve të panumërta dhe cirkut shpikës të delegatëve që projektonin mandatin e gjashtë të Don Dukës në FSHF.

Sigurisht ishte fitorja e e Erion Veliajt, i vetmi që iu kundërvu sistemit të mafias dhe basteve, me vetëdijen se “Mbreti” nuk do abdikojë nga froni. Por ishte mbi të gjitha fitorja e fëmijëve të Tiranës, shoqatat e të cilëve kërkuan me zell përfaqësimin në asamble, por morën në këmbim lista të trukuara, zëdhënës F$HF-je nën avujt e alkoolit, dhe lavazhierë që u zgjuan nën petkun e delegatit. Tirana e fitoi një tjetër betejë, edhe pse deri në fund të luftës ka kohë. Po qytetet e tjera çfarë po bëjnë…

Si ndihet Dritan Leli kur e sheh të degdisur Flamurtarin e tij, të Kushtës dhe Rucit, të Tahos, Iljadhit, Zijait e Gjondedës, në greminën e ngritur nga Don Duka! Si ndihen vlonjatët kur shohin që Flamurtari i Çipit, Haxhiut e Lekbellos, dergjet në liga inferior dhe me borxhe të akumuluara sepse nuk pranoi të dorëzohet ndaj presionit të karteleve të kompanive të Dukës.

Duka kërkon të arkëtojë miliona, edhe kur bizneset e tij kanë marrë rrokopujën. Tigri prej letre i trumbetuar me bujë, kompania Plus ka çuar përmbaruesit në derën e Flamurtarit për të marrë paratë e një sponsori në konflikt të pastër interesi, për telefonata që ndoshta nuk janë bërë kurrë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Si ndihet Sotiraq Filo, kur sheh Skënderbeun e tij me një damkë të rëndë trukimesh ndeshjesh, manipulimesh rezultatesh, që as charterat e Ardian Takajt drejt Nyon, nuk arritën ta zgjidhin dot! Ato charter që miksuan udhëtime luksi për media e biznesmenë, me synimin për të gjetur komprimis për të hequr njollën e kampionëve të Shqipërisë, të dënuar për trukime dhe baste.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)