Plazhi i Kunes në Shëngjin, një nga perlat e bregdetit të Adriatikut po braktiset gjithnjë e më shumë nga pushuesit. Shkak i kësaj situate është ndotja e vazhdueshme që po ndodh në këtë zonë vitet e fundit. Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik pjesa më e madhe çadrave dhe shezlongeve janë të mbyllura ndërsa pushuesit në këtë zonë mund ti numërosh me gishtat e dorës.
Ndotja e vazhdueshme e bregdetit është shkaku i largimit të pushuesve, ndërsa kërkohet që ti jepet zgjidhje kësaj problematike.
“Është shumë problem ndotja. Ka larguar njerëzit shumë. Sidomos kjo pjesa këtu. Ndotja është e vazhdueshme. Shteti mund të marrë masa, duhet me u pastruar pak. Duhet me u marrë masa dhe me me e pastruar se s’bën se është gjynah për Zotin. Tan ky vend i bukur mos u shfrytëzuar është gjynah”, tha një pushues.
Leshterikët dhe algat, duket se kanë pushtuar të gjithë vijën bregdetare të zonës duke e bërë të pamundur plazhin në këtë zonë e cila deri 5 vite më parë ishte mjaft e frekuentuar.
“Në të kaluarën ka pasur pastërti. Derdhja e ujërave të zeza të Shëngjint është një arsye. Vjen era nga Shëngjini e deri atje matanë vjen era. Merre me mend jemi në korrik, siç e shikoni nuk ka njerëz. Kjo ndikon dhe e dëmton turizmin shumë se nuk ka pushues”, thotë një pushues tjetër.
Unë vij çdo fundjavë, edhe rrezitem edhe peshkoj. Kur ka vërshime të shiut normal që ka ndotje por këtu nuk vjen askush me e pastru. Vizitorë këtu thuajse nuk ka. Me pas kanë zonë e Kosovës besoj ishte bo shumë ma mirë, ju të Shqipërisë nuk po dini me u kujdes për këtë zonë”, shprehet një pushues tjetër.
Pjesa fundore e bregdetit të Kunës është pastruar disa herë nga Bashkia Lezhë dhe bizneset që shfrytëzojnë rërën, por ndotja vijon të jetë prezente dhe dyshohet të krijohet nga laguna e cila komunikon me detin në këtë zonë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
75%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh
18 Janar, 15:50
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Dëmtohen shtyllat, banorët e 6 fshatrave në Lezhë dhe një pjesë e Shëngiinit pa drita (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15
-
Qeveria i jep statusin e investitorit special biznesmenit kosovar, do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin! 70 mln euro investimi
31 Dhjetor 2024, 02:01
-
Kampi i emigrantëve në Gjadër/ Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë italiane
30 Dhjetor 2024, 16:23
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës çon në gjyq portugezin Ruben Saraiva! Vrasja për gjakmarrje! Veçohet dosja për 4 të tjerët (VIDEO)
6 Dhjetor 2024, 13:33
-
‘Vija e Ngjalës’, kanali ku derdhen ujërat e zeza të Fierit kalon në disa fshatra! Banorët: Ndotje alarmante, fëmijët me infeksione dhe astmë
30 Nëntor 2024, 16:16
-
Murtaja afrikane e derrit, identifikohet një vatër në Lezhë! Vendoset në karantinë zona në Malin e Rrenxit në Shëngjin
29 Nëntor 2024, 09:49
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor 2024, 09:58
Gjersa ka shezlona dmth esht Duke U shfrytezuar NGA privati.ai ta pastroj. A po harrova.privatet e Kan bezdi me nxjerr lek NGA xhepi per te pastruar ambientin.
PërgjigjuPerkunder cfare eshte reklamuar ne hapjen e sezonit turistik, duket se realiteti eshte teresisht tjeter. Bashkite e bregdetit jane te papergatitur per kete sezon. Per te ardhur keq sepse pushuesit shpenzojne kursimet e tyre per te kaluar nje fundjave apo pushimet verore ne plazh. Me kete gjendje te plazheve, pushuesit shume shpejt do drejtohen plazheve jashte vendit ose turizmin malor.
Përgjigju