BRAZIL - Krahas spektaklit futbollistik që ka nisur që me 12 qershor në Kupën e Botës në Brazil, autoritetet më të larta të futbollit kanë përpiluar një listë me 21 sende që nuk lejohen të futen në stadium.

Arsyeja e marrjes së masave të tilla sipas autoriteteve bëhet për çështje sigurie, duke mosdashur që emocionet e zjarrta braziliane të kthehen të dhunshme. 

Në sy të bie se krahas armëve të zjarrit dhe sendeve të forta, kësaj rradhe nuk do të lehojhen ushqimet e pijet, madje edhe flamujt e mëdhënj apo dhe tabletat e aparatët fotografikë. 

brazil

Siç duket, autoritetet janë kujdesur që këtë herë veç spektaklit, stadiumet të mos ofrojnë ngjarje të tjera që nuk kanë lidhje me futbollin e luajtur.

brazil


Redaksia Online
(e.c/f.i/Shqiptarja.com)