/ATSH/. - Dikur Brazili krenohej me sulmuesit e vet,  por ky vend tani ka vetëm një të tillë. Ai është sulmuesi i Barcelonës, Neymar. Trajneri i ekipit perfaqesues te Brazilit, Carlos Dunga, është i shqetësuar me mungesën e sulmuesve cilësore nga Brazili në ligat europiane.
"Ajo që po ndodh në futbollin brazilian është se ne kishim lojtarë që shënonin shumë gola në Europë dhe që ishin pikat e referimit, por ne nuk kemi lojtarë të tillë në ditët e sotme", tha Dunga për SportTV.
"Ne kishim lojtarë si, Careca, Ronaldo, Rivaldo etj, por vende si Portugalia dhe Holanda tani kane lojtare te shumte cilesore. Ndersa ne kemi vetëm Neymar në këtë moment. Kjo është shumë shqetësuese për futbollin brazilian", ka theksuar ai.