BRAZIL - Një gjyshe 56 vjeçare së bashku me nipin e saj 5 vjeçar kanë shpëtuar për mrekulli, pasi u shtypën nga një makinë në Anapolis të Brazilit.
Siç mund të shihet edhe në video, aksidenti fillon rreth 20 metra larg dy këmbësorëve, kur një makinë me shpejtësi, përplaset në kryqëzim me një tjetër makinë.
Nga shpejtësia e madhe, shoferi nuk arriti të frenojë në kohë dhe goditi një makinë të bardhë të parkuar, e cila, nga forca e madhe lëvizi mbrapsht duke shtypur gruan dhe fëmijën e vogël.
Ende nuk dihet se si të dy arritën ti shpëtonin aksidentit pasi rrotat e makinës shtypën kokën e vogëlushit, para se ai të çohej menjëherë në këmbë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Gjyshja e tij ndërkohë nuk lëviz nga vendi, por në fakt është thjesht e shokuar nga ajo që sapo ndodhi. Të dy u dërguan menjëherë në spital dhe dolën pak orë më vonë me vetëm disa të gërvishtura dhe të nxirra nëpër trup.
Shoferët përgjegjës për aksidentin ndërkohë u ankuan për mungesën e sinjalistikës në rrugë, duke pranuar vetëm pjesërisht fajin. Dhe me të drejtë, autoritetet lokale u zotuan të vendosnin semaforët, brenda pak ditësh.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com