Vendosja e ngjyrave patriotike të vendit u bë nëpërmjet një modifikimi në sistemin e ndriçimit të statujës pasi është rënë dakord me përgjegjësit e komunikimeve sociale nga Kisha Katolike.
Sistemi modern i dritave përdor më tepër se 300 projektorë LED të cilët kontrollohen nëpërmjet një tableti. Gjatë momentit të ndërrimit të sistemit të ndriçimit u bë simbolikisht një spektakël dritash.
Pjesë e spektaklit ishte dhe pamja e Jezusit që zbriste nga parajsa. Kupa e botës nis me 12 qershor, do të zhvillohet në Rio de Janeiro dhe në 11 qyetete të tjera të Brazilit, dhe finalja do të luhet në stadiumin Marakana të Rios me 13 korrik.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)