Prej më shumë se një orë zona turistike e Golemit në Kavajë po përballet me mungesën e energjisë elektrike.
Banorët kanë kontaktuar televizionin Report Tv dhe shprehen se kjo situatë është përsëritur disa herë kohët e fundit. Ata shprehen se kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi te vizitorët.
Javët e fundit na janë ndërprerë dritat disa here nga 1 orë ose dy orë. Kjo vjen në një kohë kur e gjithë zona është mbushur me turistë vendas dhe të huaj. Nuk kemi pasur asnjë njoftim apo sqarim nga OSHE. Po bëjmë figurë të keqe përballë vizitorëve kryesisht ato të huaj.
![]()
Banorët për Report Tv
Ndërkohë, Report Tv ka kontaktuar me OSHEE, e cila bën me dije se prej gjysmë ore në Golem ka një shkëputje të energjisë elektrike.
Sipas OSHEE, shkak është bërë dëmtimi i fidrit 6 kv dhe po punohet për riparimin e tij. OSHEE sqaron se do vendoset një fider i ri 20 kv, që pritet t’i japë zgjidhje problemit të furnizimit me energji në zonën turistike Golemit.
Komente











Ka me shume se nje ore pa drita... golemi
Përgjigju