Bregu: Britania s'do jetë më mirë
jashtë BE, pasoja politike e ekonomike

Bregu: Britania s'do jetë më mirë<br />jashtë BE, pasoja politike e ekonomike
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integruimit, deputetja e PD, Majlinda Bregu, shprehet se Britania e Madhe do t'i vuajë pasojat e daljes nga Bashkimi Europian. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Bregu tha se pasojat e vendimit të referendumit ku fitoi Brexit, do të jenë politike dhe ekonomike.

"Problemi më i madh në Britaninë e Madhe do jetë politik sepse ata që promovuan Brexit do të jenë gënjeshtarët më të mëdhenj, sepse Britania nuk do jetë më mirë jashtë BE. Vetëm në 8 orët e para të vendimit të daljes nga BE, Britania ka humbur 350 miliardë dollarë, shumë që nuk e ka investuar dot në 15 vitet e fundit të marra së bashku duke qenë pjesë e BE", u shpreh Bregu. 

Sipas saj, BE dhe Britania e Madhe kanë patur gjithmonë një marrëdhënie të diktuar, pasi anglezët gjithmonë kanë tentuar që të jenë superiorë ndaj bllokut 28 anëtarësh. 

Bregu thekson gjithashtu se pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni, BE duhet të riaktivizojë menjëherë marrëdhëniet me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të nisë procesin e zgjerimit drejt këtyre vendeve, për të garantuar jetëgjatësinë e projektit Europian.  "Unë, po të isha një nga vendimmarrësit sot në BE, ku do të doja fuqishëm që Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja e cila larg qoftë mund të ketë fatin që të ndahet Republika Srbska nën shembullin e Brexit dhe nga influence ruse, do të filloja menjëherë riaktivizimin e marrëdhënieve me këto vende. Për Shqipërinë, në momentin që hapen negociatat, të ketë një plan veprimi konkret për ato që do të jenë kapitujt kryesor të negociatave. Nëse duam një Europë të Bashkuar, një hapësirë homogjene për zbatimin e standardeve, duhet një dinamike dhe për zgjerimin e procesit. Tërhiq e mos e këput nuk është një proces që i ndihmon vendet tona", tha deputetja e PD.
 
Cilat ishin shkaqet që i detyruan britanikët të dalin nga BE?
Dalja nga BE nuk është vetëm problem brenda kufijve të ishullit britanik. Është një problem që sapo ka nisur dhe nuk dihet ende se cilat do të jenë pasojat. Askush nuk mund të thotë dot se çfarë do të ndodhë me partitë e tjera politike në Europë. Rritja e partive ekstremiste është e përhapur në të gjithë kontinentin. Janë Hollanda dhe Franca të cilat duket se janë të gatshme për të rishikuar qëndrimin në BE. Përballë këtyre vendeve që duan të dalin për interesa më të ngushta se ai kombëtar janë edhe Skocia dhe Irlanda e Veriut të cilat duan të qëndrojnë, pra askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë.
 
Cameron bëri lëvizje elektorale të gabuar duke premtuar referendum?
Ai ishte në presion të brendshëm nga partia e tij që nga viti 2012 nga forca që donin të rishikonin marrëdhënien me BE, pavarësisht se Britania ka ruajtur monedhën e saj, nuk pranoi vizat "Schengen" apo kufizime të tjera. Por thellimi i krizave migratore shtoi presionin brenda partisë ndaj dhe ai premtoi për referendumin.
 
Pse doli pikërisht e para Britania, në një kohë që edhe De Gol ishte kundër anëtarësimit të saj?
Me Britaninë ka qenë një marrëdhënie gjithmonë e veçantë, ata kanë dashur të ruajnë madhështinë e mbretërisë duke e pozicionuar veten jo si vuajtës i të gjitha vuajtjeve që BE duhet të ndante. Ishte Britania sepse edhe mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet politike gjatë këtyre viteve vendeve më të zhvilluara u jepet mundësia të reagojnë më shpejt. Ashtu si Rilindja në Shqipëri edhe britanikëve ju tha që Britania humbet duke qenë pjesë e BE.
 
Si ka ndikuar vala migratore në ikjen e Britanise nga BE?
Edhe pse Britania e Madhe nuk kishte vizat "Schengen" ishte e detyruar të priste azilkërkues. Në bazë të legjislacionit të BE duhet të pranonte një numër të caktuar të kuotave. Problemi më i madh në Britaninë e Madhe do jetë politik sepse ata që promovuan Brexit do të jenë gënjeshtarët më të mëdhenj, sepse Britania nuk do jetë më mirë jashtë BE.
 
Gjithmonë ka pasur përplasje midis Britanisë dhe Komisionit Europian e Parisit e Berlinit, a mos kishte një peshë më të madhe Britania në buxhetin e BE?
Vetëm në 8 orët e para të vendimit të daljes nga BE, Britania ka humbur 350 miliardë dollarë, shumë që nuk e ka investuar dot në 15 vitet e fundit të marra së bashku duke qenë pjesë e BE. Kjo tregon amullinë pas Brexit. Ata që donin që Britania të linte Europën janë brezi i tretë që vendosën për të ardhmen të cilën nuk do ta jetojnë dot. Brezi nostalgjik e mori në qafë Britaninë e Madhe.

Po deklaratat e kryeministres së Skocisë dhe ato të Irlandës a janë emocionale apo mund të flasim për një shpërbërje të Britanisë?
Të gjithë në fillim ishim skeptik për Brexit, e gjitha nisi si shaka dhe pak kush e besonte. Prandaj nuk di të them sot nëse ajo e Skocisë dhe Irlandës është shaka apo jo.Tanimë Europa ka pësuar një tronditje dhe e ardhmja e saj është më e pasigurtë pas Brexit. Europa e ka marrë shumë lehtë çështjen e trajtimit të kufijve dhe atë të barzisë në Europë.
 
Brezi i vjetër ishin ata që shkaktuan jo-në e britanikëve, pse ndodhi kështu?

Bashkimi Europian filloi të kishte një tendencë izolimi dhe mbyllje në vetvete. Kjo ka bezdisur shumë nga ata që do tu duhet të vuanin këtë gjendje të BE. Vendimmarrja në BE është reduktuar kryesisht vetëm në çështje teknike. Burimet financiare janë rrudhur ndërkohë që gjithnjë e më vështirë po bëhej të kishte 28 mendje që binin dakord. Qytetarët janë gënjyer si në rastin e Greqisë por ajo nuk doli se nuk kishte një standard të lartë sa Britania e Madhe.

A e dëmton ekonominë e euro zonës dlaja e BE?
Shifrat e para pas vendimit të daljes flasin për ulje të paundit në krahasim me monedhën evropiane, por vështirësia më e madhe do të jetë në ditët në vijim dhe muajt në vijim. Të gjithë vendmimmarrësit më të lartë të BE do të diskutojnë për modalitetet e shpejta sepse janë të shqëtësuar për përballjen më një krizë tjetër në një Europë që ende nuk e ka marrë vetën nga kriza e mëparshme. BE duhet të zgjidhë shumë probleme të brendshme si çështja e zgjerimit e cila nuk mund të konsiderohet si çështje e jashtme. Duhet menduar për një Europë si ajo që u themelua.

Nga eksperienca juaj në Bruksel keni takuar burra shteti vizionarë apo thjeshtë njerëz burokratik?
Ka nga të gjitha modelet, ka edhe nga atë që kanë punuar prej vitesh në Bruksel si për shembull një mik i mirë i shqipatarëve, drejtori i Ballkanit Perëndimor me të cilin kam qenë në kontakt këto dy ditë, kishte të njëjtën vrarje ndërgjegje. Ka aq shumë largesa nga fillesat. Mendoj se vizioni i BE-së i këtyre viteve të fundit për të kontrolluar atë pjesë të territorit që e kishte të vështirë ta kontrollonte ka qenë afatshkurtër.
 
Ato të BE, janë institucione dinamike apo të sklerotizuara?
Vendimet gjatë gjithë vitit i marrin teknokratët dhe teknicienët të cilët nuk shqetqësohen se sa vonohet Shqipëria apo një vend tjetër për tu integruar. Progres-raporti shkruhet me një formulë algoritëm matematikor. Junker, presidenti i Komisionit Europian tha se për 5 vite nuk do të ketë negociata apo anatërësime nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo ishte deklarata më e pavend dhe më e pamend që  mund të bëhej për vende të dala nga lufta dhe në përpjekje të përditshme për të luftuar korrupsionin sepse është si t’i thuash një qeverie fli gjumë dhe bëj çfarë të duash këto katër vite. Ajo që më tremb më shumë se dalja e Britanisë është se çfarë peshe transformuese do ketë ky projekt i BE për vendet tona.

Zonja Bregu pjesën e parë folëm se përse britanikët vendosën për të dalë nga BE. A mendon se ky është një projekt i pamundur, nëse ke parasysh mos është edhe në kufi të përplasjes së qytetërimeve. Kemi një veri kundër jugut. Ka një tjetër edukatë pune nga jugu katolik ku le të themi ka më shumë lëvizje sociale, më shumë greva. Kemi dy të kundërta. A mendoni se ato nuk mund të bashkëjetojnë dhe ka shumë analistë që parashikojnë një ndarje të BE. Veriu veç dhe Jugu veç?
 Në fakt po t’i qëndrosh tezave dhe analizave historike dhe përplasjes civilizimesh edhe të kulturave qoftë edhe të feve që nuk janë teza që duhen anashkaluar dhe që nuk janë argumentuar gjatë gjithë kësaj kohe. Çdo kush mund të bëjë projeksionin e tij por unë kam frikë se ne sot nuk kemi asnjë luks tjetër përveç atyre që duhet ta konsiderojnë një lloj debate intelektual në një grup të ngushtë, ne nuk kemi asnjë luks tjetër përveçse të mbajmë gjallë  këtë peshën e ndryshimeve që mund të vijnë si një rezultat i një projekti të madh me një aspiratë të madhe për tu bashkuar me një union. Ka një rrezik shumë të madh që Shqipëria nuk e ka pasur që është rreziku i influencave të dyta apo të treta në Ballkanin Perëndimor që është Rusia, Kina. Por me vend të tjera ka dashuri të hapur. Me çudi vjet teksa po mbyllja atë libër që po kërkoja për të lexuar gjeta një qëndrim zyrtar ku Ballkani Perëndimor ishte prioritet  i politikës së jashtme ruse. Ndërkohë që nuk ishte prioritet i BE. Shqipëria ka një investim më të fuqishëm edhe të shteteve të Bashkuara dhe BE për të kërkuar që të nxiten ecja përpara e Shqipërisë dhe proceset integruese. Për tu forcuar reformat së brendshmi dhe për të mbërritur në një hap me vendet e tjera që janë një shkallë më lart. Në retorikë jemi të dashuruar plotësisht me Europën dhe kur vjen puna për të zbatuar  standardet Europiane sepse ai është modeli. Sado të jetë objekt diskutimi për qarqe intelektuale nuk di projekt më të mirë se sa ai te investimi për të ardhmen europiane.
 
A mendoni se BE mund të shpërbëhet se tek e fundit është një perandori, dhe çdo perandori ka lindjen, ka kulmin dhe rënien?
Mbase nuk arrit dhe donte ti ngjante shumë BE dhe me shumë dallime të tjera. Lëvizjen e lirë e kanë pothuajse të gjitha vendet. Kosova duke shpresuar se do ta marrë së shpejti, por edhe në rast shpërbërje le ta marrim pak çështjen ndryshe. Në rast se ne do të kishim një datë  të anëtarësimit të Shqipërisë  në BE. Mbase do të ishim më në tension për largimin e Britanisë nga BE se do thoshim që se ka njeri mendjen të merret   me datën e “dasmës sonë”. Por nuk është ky problem. Problem më i rëndë është  të mos besosh më se kjo dasmë do të bëhet. Ky problem do ti jepte mundësinë të gjithë  këtij spektri politik  që gëlo sot në Ballkanin Perëndimor me të gjitha problematikat e tjera  për të gjetur qarqe dhe rrugë të treta për të kënaqur pushtete politike. Në rast se ka një presion nga pjesa e Evropës për realizimin e reformës është ky presion që i detyron  më së shumti vendet që të zbatojnë standardet. A mendoni se Shqipëria do të kishte pasur mundësinë për të pasur zgjedhje më të mira nga njëri vit  a nga njëri takim elektoral  në tjetrin  në rast se s’do të kishte pasur vëzhgues, monitorues, presion. Mendoni se biznesmenët shqiptarë do të kishin pasur mundësinë të lëviznin me viza nëse s’do të kishte qenë BE. Jua ku janë disa gjëra të cilat  janë të prekshme më të prekshme  sesa debati tjetër politik që konsumojmë në çdo ditë. Apo rastet e fundit fare se Dekriminalizimi do të kishte ndodhur po mos kishte pasur  peshën e parlamentit evropian për tu realizuar. Apo se do të kishin dalë dosjet e kriminelëve shqiptarë të përfshirë në politikë nëse s’do të kishte qenë presioni i SHBA. Pra, marrëdhëniet ndërkombëtare sidomos për vende të vogla dh vendet tona  janë garanci për qytetarët  por nuk janë garanci për klasën politike. Garancitë kryesore janë për qytetarët dhe vendet të mos shkasin për atje ku ishin dhe Shqipëria e ka të lehtë për tu kthyer te e kaluara sepse nuk i ka larë hesapet tamam me të kaluarën.
 
A ekziston rreziku se tek e fundit BE ka dalë i dobësuar. A  ekziston rreziku që presioni që ushtronte dikur në vende si  i yni të jetë më i vogël të mos merret më në konsideratë?
Unë them po. Dhe pikërisht për këtë rrezik e nisa kur ju thashë pak më parë  që ne duhet të jemi më të shqetësuar mbase jo vetëm Shqipëria por edhe Ballkani Perëndimor  në përgjithësi  por Shqipëria për disa specifika të tjera që lidhen me gjithë faktorin shqiptar. BE duhet të gjejë formulën se si  duhet të riaktivizojë  dhe të ruajë peshën  transformuese  ose kushtëzimin jo vetëm me  letra siç ka ndodhur deri më sot. Ballkani Perëndimor ka një specifikë tjetër, ka shumë afër memorien e luftës dhe sidomos pas krizës së Ukrainës, BE nuk ka ngritur asgjë  për t’i përballuar. Ndaj them që ka një specifikë tjetër dhe prandaj duhet të përqendrohemi se si do riaktivizohet marrëdhënia me vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të flasim për zgjerim, do të flasim për anëtarësim, do t’i duhet Shqipërisë dhe vendeve të tjera që t’i cysim dhe shtyjmë fort derisa të hapen negociatat.
 
A ka pasur një pan B për Shqipërinë dhe vendet e rajonit?
Kam frikë se ka patur një përgjumje shumë të madhe për të kuptuar se çfarë ndodhte në Shqipëri dhe vendet e rajonit. Kam frikë se ka patur një periudhë ku gjeje veshë të mbyllur, sy të mbyllur për të dëgjuar të vërteta për problemet reale të cilat shkojnë kundër ose ndesh me ato vlera dhe standarde që Europa kërkon për vendet të cilat duan të anëtarësohen.
 
Pse? Për arsye fetare? Për shkak se më shumë se gjysma e shqiptarëve janë myslimanë?
Jo. Po t’i marrësh shqiptarët në të gjithë Ballkanin për numrin e myslimanëve, nuk janë as sa çereku i Turqisë. Nuk është ky problem kryesor. Pavarësisht tendencave për ta radikalizuar situatën, të paktën Shqipëria e ka të sqaruar pjesën e bashkëjetesës fetare.
 
Thatë se ka mbyllje veshësh, cili është qëllimi për të mos dëgjuar?
Kanë qenë të paaftë për të trajtuar dhe zgjidhur problemet. Të paaftë për të ofruar zgjidhje. Prandaj, iu përmenda deklaratën e Presidentit të KE që është një dorëzim total përpara pamundësisë për të marrë dhe kontrolluar me një gadishull tjetër i cili nuk e ka të largët memorien e luftës dhe i vetmi moment që u kap me zgjuarsi politike ishte procesi i Berlinit të cilin e kapi Gjermania, duke pasur parasysh edhe peshën specifike që kishte në rajon dhe Europë. Ky proces nisi si një plan Marshall për Ballkanin Perëndimor, gjë që realisht nuk po dëshmohet i tillë. Ndaj kam frikë se nuk do të gjenden formula të reja për investime më të mëdha, për të gjetur një marrëdhënie që të jetë më aktive. Ne tani flasim për negociatat për Shqipërinë, të cilat nuk hapen për reformën në drejtësi, jo se reforma në drejtësi hap derën për në parajsë, por reforma në drejtësi duhet të kryer për të kuptuar funksionimin e shtetit dhe sundimit të ligjit. Për Shqipërinë do të jenë përsëri zgjedhjet. Unë, po të isha një nga vendimmarrësit sot në BE, ku do të doja fuqishëm që Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja e cila larg qoftë mund të ketë fatin që të ndahet Republika Srbska nën shembullin e Brexit dhe nga influence ruse, do të filloja menjëherë riaktivizimin e marrëdhënieve me këto vende. Për Shqipërinë, në momentin që hapen negociatat, të ketë një plan veprimi konkret për ato që do të jenë kapitujt kryesor të negociatave. Nëse duam një Europë të Bashkuar, një hapësirë homogjene për zbatimin e standardeve, duhet një dinamike dhe për zgjerimin e procesit. Tërhiq e mos e këput nuk është një proces që i ndihmon vendet tona.
 
Procesi i Berlinit ka dështuar?
Jo, nuk mund të them se ka dështuar, por nuk ka një vlerë të shtuar. Nuk ka një përqendrim të madh fondesh për të investuar në infrastrukturë. Po përdoren të njëjtat fonde që kanë qenë tën dedikuara për vendet tona, fonde te IPA-s. U morën prej këtu dhe u çuan këtu. Tek e tek më vete, asnjë nga vendet tona nuk i bën dot ballë as tregut Italian e grek, e jo më atij të BE. Shqipëria s’ka ende sot një prioritet të përcaktuar për tregun e përbashkët europian. Duhet rruga që të na lidhë, hekurudha dhe kjo kërkon investime.
 
Çfarë duhet të ndryshojë në lokomotivën e BE? Shumë vende e akuzojnë Merkelin se është duke shkatërruar ekonominë e BE?
Problemi s’është tek Merkel, por të kishim edhe disa lidershipë të prerë si lidershipi Merkel. Kishte përballë ca liderë si Tsipras, apo Spanjën. Problemi është për mosbalancën e liderëve të cilët më shumë punojnë për mediakraci sesa për demokraci. 

Redaksia Online
(Al.N. M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta

Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta