Bregu: Për Podestën s’kam
përgjegjësi, e menaxhoi Berisha
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit në Kuvend u përball me shqetësimet që ngritën anëtarët e këtij komisioni në lidhje me shoenzimet e ministrisë që ajo drejton dhe me punësimet apo shkarkimet e punonjësve.
TIRANE- Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit në Kuvend u përball me shqetësimet që ngritën anëtarët e këtij komisioni në lidhje me shoenzimet e ministrisë që ajo drejton dhe me punësimet apo shkarkimet e punonjësve. Deputeti Taulant Balla kërkoi prej ministres Gjosha bërjen e transparencës për qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij KLSh ka hartuar një raport për veprimtarinë e kësaj Ministrie në të shkuarën. “Në raportin më të fundit të KLSH, ai i prillit të 2013 ka mjaft gjetje, të cilat duhen adresuar me urgjencë, janë afro 80 milionë lekë që Ministria e Integrimit paguan për ata që janë larguar nga puna deri në prill të vitit 2013.
Edhe me një transparencë për publikun të një fondi shumë kolosal prej 400 milionë lekësh për të lidhur kontratë me një kompani të huaj për lobim. Kjo kontratë prej 400 ml lekësh, e propozuar nga ish-ministrja,Majlinda Bregu dhe e miratuar nga Kryeministri Sali Berisha duhet të jetë pjesë e një transparence të gjerë publike, për mënyrën e harxhimit të fondeve të taksapaguesve shqiptarë", tha Balla. Në reagimin e saj, ish-ministrja e Integrimit, Bregu tha se kjo minitri nuk ka derdhur asnjë fond nga buxheti i saj në ndihmë të kësaj kompanie dhe lobimit të saj në SHBA. “Do t'ju kërkoja në vijim të asaj çfarë tha z.Balla, që të jeni e përkushtuar personalisht me stafin tuaj dhe politikisht, për të mos hedhur helm me punën e Ministrisë së Integrimit dhe as mbi dokumentet e kontrollit, të cilat kanë monitoruar punën e Ministrisë së Integrimit.
Çfarëdolloj procedure, përfshi edhe procedurat e lobimit dhe kontratat e lidhura të lobimit, të cilat janë tërësisht në përputhje me Ligjin e Prokurorimit Publik, të cilës Balla iu ferferua me "Podestën", Ministria e Integrimit ka qenë pjesë, por nuk ka derdhur lekë nga buxheti i saj, sepse procedurat janë zhvilluar më pas nga Kryeministria,por nuk ka asnjë shmangie në kontratën me Podestën", tha Bregu. Ndërkohë që një tjetër shqetësim që u ngrit nga ana e opozitës ishin pikërisht edhe largimi nga detyra të 5 zyrtarëve të lartë të akredituar pranë BE-së, ri-strukturimin e Ministrisë së Integrimit. Gjosha vuri në dukje se Ministria e Integrimit është e vetmja që ka pasur një shtesë në numër rreth 20% të stafi, nga 75 punonjës tani ka 90 duke shtuar se ndryshimi në strukturën e Ministrisë së Integrimit ka ardhur nga BE.
Shkrimi u publikua sot (19.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
37.6%
Vota total: 101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00