Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos

Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos

Sergio Ramos

Juventusi është duke konsideruar futjen në merkato për të zëvendësuar të dëmtuarin Geison Bremer, i cili mbylli sezonin pas një dëmtimi në Champions League.

Trajneri Thiago Motta i ka kërkuar klubit të preferuarin e tij, mbrojtësin holandez Sam Beukema. 25-vjeçari është pjesë e Bolognas dhe sezonin e shkuar ishte nën urdhërat e Mottas, teksa në janar "Zonja" do kërkojë ta bëjë të vetin, paçka kontratës deri në verën e 2027 që mbrojtësi ka me bolonjezët. Cristian Giuntioli është gati të ofrojë deri në 20 mln euro për të.

Ndërkohë Goal.com bën me dije se për bardhezinjtë mund të ketë edhe një skenar emergjence dhe në plan të parë ka dalë Sergio Ramos, legjenda e Real Madrid që është ende pa kontratë dhe si lojtar i lirë mund të afrohet në ekip pa humbur kohë. Kalulu, Gatti dhe Danilo janë gati; mirëpo Motta kërkon një tjetër element.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve