Kurbin- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Milot, në autostradë, kur një efektive policie jashtë shërbimit, ka përplasur me makinën e saj një këmbësor 51-vjeçar, banues në Kurbin.
Megjithëse u dërgua në Spitalin e Traumës me urgjencë, i aksidentuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda.
Kolegët pas ngjarjes shoqëruan në Komisariat efektiven Florinda Zvangu, teksa po vijojnë hetimet.
“Shtetasja F. Z., (Florinda Zvangu), 43 vjeçe, punonjëse policie, jashtë orarit të punës, duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin, (këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia vendore pas ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkodër), sqaruan më tej se “kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes, kurse drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale "shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", e parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal”.
Materialet për ngjarjen i kaluan Prokurorisë lezhë, për veprime të mëtejshme, teksa po hetohen edhe shkaqet e aksidentit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.9%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3733
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre të rinj! Makina ra në liqenin e Badocit: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë
6 Tetor, 13:36
-
Banorët e Zadrimës pa energji prej 12 orësh, shkak amortizimi i rrjetit elektrik
6 Tetor, 11:40
-
Aksident në Klos, makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi
6 Tetor, 11:28
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
Pogradec/ Aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 40 vjeçarin, arrestohet drejtuesi i automjetit
5 Tetor, 20:24
-
Gjendet i pajetë 40- vjeçari në aksin Korçë-Pogradec, përplaset nga një mjet! Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
4 Tetor, 19:57
-
Aksident në Lushnje, makina del nga rruga e thyen shtyllën e tensionit të lartë, lë zonën pa drita
4 Tetor, 18:29
-
Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë- Lushnje, mjetet përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur
4 Tetor, 18:08
-
Moti i keq shkakton aksidente në Fier e Lushnje, furgoni i mallrave përplaset më atë të pasagjerve, 6 të plagosur
4 Tetor, 17:55
-
Bashkia Lezhë zeron borxhin prej 4.7 miliardë lekësh! Ndreu: Më shumë investime dhe shërbime për qytetarët
4 Tetor, 15:21
-
Moti i keq/ Përmbytet oborri i shkollës ‘Kosova’ në Lezhë, nxënësit e mësuesit nxirren me makinë nga punonjësit e bashkisë
4 Tetor, 14:49
-
Incidenti i 3 efektivëve të “Shqiponjave” në Tiranë, zbardhet ekspertiza: Qëlluan me 3 plumba makinën e qytetarit, një nga predhat e dëmtuar! I vunë armën në gjoks
4 Tetor, 11:18