Brenda dasmës përrallore të Chiara Ferragnit, fustani dhe detajet e çmendura (Foto)

Brenda dasmës përrallore të Chiara Ferragnit, fustani dhe detajet e çmendura (Foto)

Modelja Chiara Ferragni dhe partneri i saj Fedez

Mes shumë të ftuarish dhe në një ambient përrallos, kështu kaloi nata  e parë e dasmës së mrekullueshme italiane. Chiara e Fedez vendosën t’i thonë “po” njëri-tjetrit në Pallatin Nicolaci në qendrën historike në Siçili. Me një arredim tepër elegant, gjithçka ka nisur në ambientet e jashtme, në një aperitiv mes dritash romantike, ku të gjithë të ftuarit kanë pritur ardhjen e të dashuruarve.

Brenda dasmës së Chiara Ferragni dhe Fedez 

Fedez e Chiara kanë mbërritur së bashku me një makinë luksoze në ngjyrë të zezë. Fedez kishte veshur një këmishë të personalizuar me logon popullore dhe Chiara një fustan të stiluar nga Prada enkas për të.

Brenda dasmës së Chiara Ferragni dhe Fedez 

Në ditën e tyre të madhe çifti i përshëndeti të gjithë të ftuarit duke dalë në ballkon dhe duke u puthur. Gjithçka është pasqyruar edhe në rrjetet sociale, ku dyshja e famshme kanë postuar detajet e herëpashershme të festës madhështore. Momenti më kulminant mund të quhet pjesa kur njerëzit më të dashur të çiftit, pra familjarët mbajtën një fjalim. Mirëpo të gjithë i kanë sytë nga ajo që pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në Siçili. Festa vazhdon!

Brenda dasmës së Chiara Ferragni dhe Fedez 

 

 

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë