Brenda ditëlindjes VIP të
Kendall Jenner, të gjithë ishin atje

Brenda ditëlindjes VIP të<br />Kendall Jenner, të gjithë ishin atje
Në familjen e madhe Kardashian, ÇDO GJE është e hapur për publikun. Aq më tepër kur bëhet fjaë për përvjetorin e Kendall Jenner. Modelja ka pritur mesnatën e ditëlindjes së saj në lokalin "The Nice Guy" në Hollywood bashkë me familjen e saj dhe miqtë, që sigurisht janë pjesë e botës së show-bizz.

Vajzat Kardashian i qëndruan besnike ngjyrës së zezë, ndërsa Kylie, motra 18-vjeçare e Kendall zgjodhi një look egjiptian dhe u shfaq me flokë kafe, ndryshe nga e zeza që jemi mësuar të shohim gjithnjë.

Të pranishëm në festën intime të Jenner, ishin mes të tjerash Gigi Hadid, po ashtu modele dhe Justin Bieber, mik i mirë  familjes. 

Kendall dukej e mrekullueshme, ndërsa kishte veshur një kostum të zi minimalist, që i linte shumë pak vend imagjinatës në pjesën e sipërme të trupit. Modelja seksi i kishte kapur flokët rrëmujshëm në majë të kokës dhe kishte ndezur pamjen e saj me buzë të kuqe.
FOTO


 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

16/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike