Brenda Shtëpisë së Bardhë,
stolisja mbresëlënëse që i ka bërë Melania për Krishtlindje

Brenda Shtëpisë së Bardhë,<br />stolisja mbresëlënëse që i ka bërë Melania për Krishtlindje<br>
Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump priti disa fëmijë në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së djeshme teksa u shfaq duke ecur brenda vilës qeveritare plotësisht të dekoruar, duke treguar vizionin e saj se si është Krishtlindja në administratën Trump, e thjeshtë, por elegante dhe me elementë të Amerikës dhe të natyrës.

'Ajo është shumë e bukur, si një ëngjëll!' i tha një djalosh i vogël, teksa zonja e parë hyri në East Room për t’i ndihmuar vogëlushët që të bënin një kurorë. “A je ti zonja e parë?”, e pyeti një tjetër vogëlush.

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Sarah Huckabee Sanders bëri të ditur se Melania Trump i përzgjodhi personalisht dhe u përfshi në çdo detaj të dekorimeve që u panë dje.

Melania Trump i hapi festimet duke hyrë nga shkalla kryesore e brendshme në holl, teksa tre balerina vallzonin nën melodinë e këngës 'The Nutcracker Suite,' në një sallë të mbushur me pemë të stolisura me flokë dëbore.

[gallery]24913[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool