Breshëri dëmtoi bujqësinë në Elbasan, Balla: Situata drejt normalizimit, po verifikohet dëmi

Breshëri dëmtoi bujqësinë në Elbasan, Balla: Situata drejt normalizimit, po verifikohet dëmi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka monitoruar edhe sot situatën e krijuar në Elbasan nga moti i keq. Ditën e djeshme reshje e shiut dhe breshrit sollën dëme të mëdha në bujqësi, ku u dëmtuan plantacione me qershi, pjeshka dhe të mbjellat e tjera të fermerëve.

Sipas banorëve të fshatit, dëmi është i pallogaritshëm pasi ky është momenti kur qershitë vilen dhe dalin në treg. Megjithatë Balla ka deklaruar se situata është drejt normalizmit në lagjen '5 maj' në Elbasan. Ndërkohë Balla njofton se ministria e Bujqësisë është vënë në lëvizje për verifikimin e dëmeve.

"Situata në Lagjen 5 Maji në Elbasan drejt normalizimit, por dëmi në bujqësi është shumë i madh, sidomos zona e Godoleshit ku qershia është e vetmja e ardhur. Ministria e Bujqësisë u vu në lëvizje për verifikimin e dëmeve" ka thënë Balla.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion