Brescia- Policia italiane ka goditur një rast të trafikimit të sasive të mëdha të drogës.
Operacioni është bërë dy ditë më parë në Breshia. Të paktën 60 kg kokainë e pastër është sekuestruar gjatë ndërhyrjes së agjentëve, kurse në pranga ranë edhe 3 shqiptarë.
Gjatë kontrollit, patrulla ndaloi një automjet me targa shqiptare , që shërbente për transportin e personave, në të cilin udhëtonin tre personat.
Kur u pyet për destinacionin e mjetit, shoferi nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të vlefshme. Nisur nga qëndrimi dyshues dhe nga përgjigjet e dhëna, ushtarakët kryen një kontroll të brendshëm të mjetit, në të cilin ishin vendosur disa valixhe dhe qese plastike, informon media italiane.
Në disa prej tyre u gjetën 60 blloqe kokaine të mbyllura mirë, për një total prej 60 kg lëndë narkotike. Të tre personat u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Breshias dhe arrestimi i tyre u vërtetua pak orë më parë.
Hahahha akoma me keto perrallat qe shoferin e teadhetoj dytyra etj etj ? Pipinot keshtu deklarojne per mediat gjoja ishte rastesisht por ne te vertete ata djemte kane qene ne ndjekje dhe kjo eshte mese e sigurt
Përgjigju