Alex është breshka e cila ka treguar se nuk di të dorëzohet. Ajo është një breshkë toke dhe u gjet e plagosur në një fushë nga një qytetar. 

Në momentin e parë breshka ishte e plagosur në të dyja këmbët. 

Por breshka e vogël iu nënshtrua një mjekimi intensiv, por sërish nuk mund të ecte. Në qendrën Monte Adone ku u dërgua u mendua edhe një zgjidhje  për të. Tashmë Alex do të ketë në këmbë rrota që do ta ndihmojnë të ecë.