INDONEZI - Sjellja e mirë ka shumë rëndësi, qofshi njeri apo jo dhe kjo bretkosë sigurisht që di të zbatojë rregullat. Përpara se të largohet, ajo përshëndet kamerën sikur dëshiron të thotë: “Mirupafshim. Do të shihemi sërish.”

Në foton e dytë, duket sikur bretkosa është mërzitur me fotografin dhe ngjason me yjet e famshëm që mundohen të fshihen nga paparacët.  Dy fotografitë janë bërë nga Eka Novianto Nugroho në Indonezi.

Ajo që njihet si bretkosa e pemëve, rritet në përmasa shumë të vogla. Në mbarë botën ka 6 lloje të tilla. Atom und të gjenden në zonat tropikale të Azisë, Australisë, Amerikë dhe në Afrikë. Shumë prej tyre, ndryshojnë ngjyrë në varësi të ambjentit dhe kjo i ndihmon që të mbijetojnë.

BRETKOSE, INDONEZI