Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të negociojnë ndërsa bisedimet mbi një marrëveshje tregtare postBrexit hyjnë në një periudhë tjetër kritike 48-orëshe.
Bisedimet në Bruksel përqendrohen në atë se sa vite do të duhen për tu përshtatur me rregullat e reja të peshkimit.
Ndërkohë që mes të dyja palëve ka mosmarrëveshje për të drejtat në ujërat e peshkimit dhe nivelet e kuotave, kryenegociatori i BE Michel Barnier tha se "momenti i së vërtetës" kishte mbërritur dhe kishin "vetëm disa orë të mbetura" për të nënshkruar një marrëveshje.
Më parë, ai ishte takuar me ministrat e peshkimit nga shtetet e BE për të diskutuar ndarjet e vazhdueshme mbi çështjen.
Mbretëria e Bashkuar, e udhëhequr nga kryenegociatori i saj David Frost, këmbëngul që të drejtat e saj sovrane mbi ujërat e saj duhet të respektohen që nga dita e parë dhe flotat e saj të ketë të drejta të plota për peshkimin.
Barnier paralajmëroi të Premten se nëse Mbretëria e Bashkuar dëshiron të zvogëlojë aksesin për anijet e peshkimit të BE atëherë edhe blloku do të vendoste kufizime për mallrat britanikë që hynë në tregun e saj të përbashkët për mallra.
Në përgjigje, Johnson tha se pala e Mbretërisë së Bashkuar ishte e gatshme të vazhdonte të fliste por gjëra dukeshin të vështira dhe e nxiti BE të "vinte në tryezë" me propozime të reja që njohin autonominë e Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë së ndjekuri rregullat e BE-së në më pak se dy javë dhe nëse nuk ka marrëveshje deri në 1 janar, të dy palët do të mbështeten në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për eksportet dhe importet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.7%
-
Shëndet
72.6%
-
Mirëqënia
18.7%
Vota total: 493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Rusia i mbyll gazin Moldavisë, ‘sherri’ për borxhin 709 milionë dollarë, BE: Shantazh i Moskës
30 Dhjetor 2024, 08:02
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
29 Dhjetor 2024, 15:18
-
Orban dorëzon ‘çelësat’, cili është bilanci i presidencës hungareze të BE?
28 Dhjetor 2024, 09:49
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor 2024, 20:13
-
Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
27 Dhjetor 2024, 08:16
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor 2024, 23:01
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor 2024, 12:40
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor 2024, 15:03