Tre baronë shqiptarë të drogës të cilët kanë mbërritur në Britani me kamionë janë dënuar me më shumë se 21 vite me burg për disa miliona paundë të përfituara nga kokaina dhe kanabisi. Të rinjtë shqiptarë janë arrestuar më 4 korrik të këtij viti.
Ariolt Kuka, 22 vjeç i ka treguar policisë se ishte duke u përpjekur të mbështeste familjen e tij të kthehej në shtëpi kur ai u kap me një sasi të madhe kokaine që arrinte vlerën e më shumë se 1 milionë paund.
Sandër Lleshi, 24 vjeç dhe Marjan Deda, 23 vjeç janë dy të arrestuarit e tjerë të përfshirë në biznesin e paligjshmëm. Sipas hetimeve Deda merrej vetëm me prodhimin e kanabisit. Kuka është dënuar me 12 vite, Lleshi 6 vite e 8 muaj ndërsa Deda u dënua me 3 vite.
Sipas mediave britanike shqiptarët janë futur në Britani në rrugë të paligjshme dhe besohet se kishin pretendime të përfitonin azil.
Prokurori Edward Aydin tha në senacën e zhvilluar në Gjykatën në Westministër Mags: “ Tre emigranët e paligjshëm në Britani të ardhur me kamion, janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal”.
Dënimi u dha të premten nga gjykatësi Matthais Kelly i cili u shpreh se lloji i drogës që këta të rinj trafikonin ishte vdekjeprurëse. “ Ata shkatërrojnë shoqërinë tonë, jetën dhe familjen, ju keni qenë të përfshirë në një tregti vdekjeprurëse. Asnjë nga ju nuk është një trafikues i thjeshtë”, u shpreh ai.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

shqiptarë të kokainës, ja emrat">