BRITANI E MADHE – Cameron: Ndërhyrja në Irak do të kërkojë vite

LONDËR, 26 shtator /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron deklaroi sot se ndërhyrja e Britanisë së Madhe në Irak, nëse miratohet nga parlamenti britanik do të marrë shumë vite.
"Ky do të jetë një mision që nuk do të marrë muaj, por vite, por mendoj se ne duhet të përgatitemi për këtë angazhim", theksoi Cameron përpara Dhomës së Komuneve, i cili përmendi një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përfshirjen në koalicion kundër Organizatës së Shtetit Islamik.
"Karakteristikat e kësaj fushate do të jenë durimi dhe energjia", shtoi ai duke theksuar se nuk do të ketë trupa britanikë apo perëndimorë që do të pushtojnë Irakun.
"Besoj se ne duhet të bëjmë më shumë në Siri", theksoi ai gjithashtu, ndërkohë që Parlamenti do të shprehet sot vetëm për mundësinë përsa i përket pjesëmarrjes në sulmet ajrore në Irak.
Sot në mëngjes, SHBA-ja dhe aleatët arabë kryen sulme të tjera ajrore kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në Siri, veçanërisht kundër objekteve të naftës nën kontrollin e grupit, sipas një OJQ-je siriane./
/ec/ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen