LONDËR - Deputetët britanikë të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme miratuan sot me një maxhorancë të gjerë një mocion qeveritar që autorizon përdorjen e sulmeve ajrore në Irak kundër Shtetit Islamik (ISIS).
Ky tekst zyrtarizon pjesëmarrjen e britanikëve në koalicionin ndërkombëtar që lufton nën drejtimin e amerikanëve kundër grupit ekstremist sunit. U miratua nga 524 deputetë, ndërsa vetëm 43 votuan kundër.
Ky mocion autorizon përdorimin e sulmeve ajrore në kuadrin e një mbështetje të kërkuar nga qeveria irakiane por thekson se Londra nuk do të dërgojë ushtarë në terren në zonat e luftimit.
Sot në mëngjes, ministri i Punëve të Jashtme, Philip Hammond, kishte njoftuar se gjashtë avionë luftarak të tipit "Tornado" të "Royal Air Force", që ndodhen në një bazë në Qipro, do t'i bashkohen kolaicionit në rast të një votimi pozitiv.
Gjshtë avionët, të pajisur me bomba të drejtuara me lazer dhe predha janë duke zhvilluar operacione vëzhgimi dhe janë në gjendje të hyjnë shumë shpejt në veprim./ATSH/
/Shqiptarja.com