Eventi u zhvillua në një shtëpi të hapur në Kontenë e Bentley Brook, e cila mirëpriti konkurrentë meshkuj e femra të cilët ja kushtojnë jetën e tyre trajnimit dhe fokusimit në sporte moderne për të nxjerrë në pah aftësitë e tyre më të mira. Ky sport u zhvillua për herë të parë në vitin 1976 nga George Burgess ndërsa kërkoheshin mënyra të reja për të nxjerrë në pah talente të ndryshme të britanikëve.
Organizatori i këtij eventi Edward Allingham tha se të gjithë ata që nuk kanë asnjë ide sesi ky sport funksionon, duhet të kujtojnë të ngjashmin e tij mundjen me krahë. Gjërat funksionojnë pothuajse njësoj, shpjegon ai, vetëm se në këtë rast përdoren gishtat e këmbëve dhe jo duart. “Duhet të qëndrosh brenda një vije dhe të prekësh i pari këmbën e tjetrit në tavolinë. Është kaq e thjeshtë,” përfundon Allingham.
Ndërkohë konkurrentë të tjerë pjesmarrës në garë japin detaje më tepër mbi mënyrën dhe llojin e stërvitjes që u duhet të bëjnë për t’u paraqitur sa më të fortë. Ata e marrin shumë seriozisht këtë sport dhe tregojnë se kanë psikologë sportivë që kujdesen për trajnimin, fleksibilitetin dhe shkathtësinë e këmbëve të tyre. “Ju duhet të jeni të vendosur, ngulmues dhe me këmbë shumë të forta”, thotë njëri prej tyre. Një prej spektatoreve femra shton se ky lloj sporti ka nevojë për shumë dedikim, entuziazëm dhe pasion.
Redaksia Online