Britani/ Pas Braverman, japin dorëheqjen ministri i shkollave dhe ministri i shëndetësisë

Britani/ Pas Braverman, japin dorëheqjen ministri i shkollave dhe ministri i shëndetësisë

Neil O'Brien dhe Nick Gibb

1699872000_dore.jpg

Neil O'Brien dhe Nick Gibb

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës. Pas shkarkimit të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, dy ministra të kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqjen.

Nick Gibb ka thënë se ai ka kërkuar të largohet nga roli i tij qeveritar si ministër i shkollave, ndërsa Neil O'Brien, ministri i Shëndetësisë, ka thënë gjithashtu se ai do të largohet, raporton Sky News.

Në një postim në X, Gibb shkroi: "Gjatë javëve të fundit kam diskutuar për marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme. Për ta bërë këtë, i kam kërkuar kryeministrit nëse mund të largohem nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord”.

Gibb, i cili ka punuar për arsimin në qeveri për gati një dekadë, shtoi: "Ka qenë një privilegj të shërbeja si ministër shkollash për katër kryeministra. Kam bërë fushatë për Rishi [Sunak] verën e kaluar dhe mbetem një mbështetës entuziast i udhëheqjes së kryeministrit." Ai lajmëroi se do të largohet nga detyra edhe si deputet në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Nga ana tjetër O'Brien shkroi: "Ka qenë një privilegj të shërbeja në DHSC. Ekipi i shkëlqyer ministror dhe skuadrat [këshilltarët specialë] dhe disa zyrtarë fab. Por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në vend, unë dua të fokusohem 100% në punën e zonës elektorale, kështu që kam kërkuar të shkoj në stolat e pasme. Unë jam gjithashtu i etur të shoh më shumë nga dy fëmijët tanë të vegjël."


Lajmi kryesor:

Kritikoi protestat pro-Palestinës dhe përdori gjuhë raciste, shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Braverman! Etiketoi shqiptarët si 'pushtues'


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!