BRITANI - 15 mijë ton goma makinash janë djegur në North Yorkshire të Britanisë së Madhe. Reja e madhe e tymit e cila arrin deri në rreth 2 kilometra lartësi është filmuar edhe nga një satelit i NASA-s. Banorët e zonës u këshilluan të mbanin dyert dhe dritaret e shtëpive të mbyllura.
14 skuadra zjarrfikësish po punojnë për shuarjen e zjarrit, por besohet se do t’u duhet rreth 1 javë për t’ia arritur.
Një zëdhënës i forcave ajrore në Sherburn Airfield tha se reja gjigande e tymit ishte 2 kilometra e lartë dhe zgjatej për rreth 40 kilometra në veri të vendit.
Zjarri filloi ditën e enjte, rreth orës 8:30 me orën lokale.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com