Britaniku James Kingston, një “Free Runner” shumë aktiv, ka postuar së fundmi një tjetër prej çmendurive të tij.

Ai poston shpesh në adresën e tij në youtube video ku rrezikon jetën duke bërë ngjitje të lira në ndërtesa gjigante, pa asnjë masë mbrojtëse! Këtë herë ai ka rrezikuar jetën duke ngjitur një vinç mbi kullën e Bankës jugore në Londër, dhe më e papritura është momenti kur ai qëndron i varur vetëm me një dorë. Manitë e tij prej “spiderman-i” duket se s’do kenë fund ndonjëherë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)