Britney Speras ka rënë në sy gjithmonë për të qenurit një mama e shëndetshme.

Këngëtarja është parë të dielën në Los Angelos duke pirë duhan dhe në gjendje jo shumë të mirë.

Sytë e Britneyt ishin të nxirë rreth e rrotull si të kishte qarë.

britney spears

Ajo kishte veshur një palë pantallona të zeza të shkurtra dhe bluzë T-shirt rozë të hapur.

Ndërsa ditën e shtunë ajo kishte shpërndarë një video ku shkruante, “Ja si e kaloj unë të shtunën” ku dukej duke shëtitur me qentë e saj në një park shumë larg.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)